Pylli i Arinjëve Prishtina gjindet 20 kilometra larg Prishtinës, afër fshatit Mramor. Toka e ndarë për këtë pyll nga Komuna e Prishtinës mbulon një sipërfaqe prej 16 hektarësh. Aktualisht, afërsisht 10 hektarë janë zhvilluar dhe ofrojnë një habitat gati-natyror dhe shtëpi të përjetshme për arinjtë që mbaheshin më parë si arinj restorantesh në Kosovë dhe Shqipëri. Tre prej arinjve, që tani jetojnë këtu, u blenë kur ishin vetëm disa javëshe dhe u mbajtën në mënyrë të paligjshme si kafshë shtëpiake. Ata u zbuluan dhe konfiskuan nga policia e kosovës dhe u transferuan në Pyllin e Arinjëve Prishtinë në pranverë të vitit 2014.
Këtu, arinjtë kanë mundësinë të jetojnë nën mbikëqyrje profesionale dhe në një mjedis të përshtatshëm për llojet e tyre.
Në qershor 2019, ne arritëm të shpëtonim këlyshin e ariut, i cili po jetonte në kushte të tmerrshme në një kuti prej druri në një garazh. Tani kemi 20 arinj në shenjtëroren tonë.
Falë punës së FOUR PAWS dhe Pyllit të Arinjëve Prishtinë, asnjë ari nuk është mbajtur në robëri nga pronarët privat që nga viti 2014.