Relaksojeni mendjen tuaj dhe sfidojeni vetën duke bërë ngjitje malore në Rugovë
Në Kosovën perëndimore, në parkun kombëtar ``Bjeshkët e Nemuna`` ka shumë liqene malore, njëri prej tyre është Liqenati. Pikërisht mbi fshatin Kuqishtë, Liqenati shtrihet me një lartësi prej 1,970 m. Gjithashtu, është burimi natyror që ndan Kosovën nga Mali i Zi. Pranë liqenit, ju gjithashtu mund të bëni ngjitje në shkëmbinjë. Kur të arrijmë në liqen mund të freskohemi në këtë perlë natyrore të ujit, prandaj merrni me vete një rroba banje dhe peshqirë. Grupi mund të vendosë të vazhdojë në liqenin e dytë ose të pushoj dhe të shijojë natyren e bukur ose të ngjiten në majën e Gurit të Kuq me një lartësi prej 2522 m -maja më e lartë e vargmaleve në Malet e Rugovës.