Via Ferrata Shpellat Via Ferrata Shpellat është e gjatë 500 metra, merr kohë rreth 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Kalon përgjatë 8 shpellave, që është arsyeja kryesore e këtij emërtimi. Konsiderohet si ``e vështirë``.
Via Ferrata Marimangat Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake.
Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.
Via Ferrata Ari Via Ferrata Ari është e gjatë 450 metra dhe shtrihet vertikalisht. Merr kohë 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Konsiderohet si ``e lehtë`` dhe nuk kërkon eksperiencë paraprake.
Ecje në Bjeshkët e Moknës - Bukuroshja e Ballkanit Gjëra të bukura lindin kur njerëzit dhe malet takohen
Në të gjitha gjërat e natyrës ka diçka të mrekullueshme.
Sepse në fund të fundit, ju nuk do të kujtoni kohën që keni kaluar duke punuar në një zyrë, por do të kujtoni kohën që keni kaluar duke shijuar ngjitjet në male.
Via Ferrata - Shpellat Binjake Shpella më tërheqëse Via Ferrata, shpella më e famshme Binjake në Ballkan, me dy korridore me gjatësi hyrje - dalje 70m është vendosur në malet e Istogut - Bajshe, 14km nga qyteti i Istogut. Duhen 30 minuta deri në 1 orë për ta vizituar brenda.
Zip Line Zip line ndodhet në Grykën së Rugovës, vetëm 4 kilometra larg nga qendra e qytetit te Pejes. Ka gjatësi
650m dhe zgjatë rreth 1 minutë e 20 sekonda.
Jeta është më e mirë në një biçikletë malore Të gjitha aktivitetet dhe aventurat me biçikleta malore mund t`i përjetoni brenda 3 ditëve në malet magjepse Mokna ``Bukuroshja e Ballkanit`` – Istog.
Mënyra më e mirë për të përjetuar madhështinë e shtigjeve malore!
Via Ferrata Mat Via Ferrata Mat është e gjatë 500 metra dhe shtrihet horizontalisht. Merr kohë rreth 1 orë e gjysmë të kompletohet. Konsiderohet si ``e lehtë`` dhe nuk kërkon eksperiencë paraprake.