KUSHTET E PËRGJITHSHME
Kushtet e përdorimit të KosovoPass.com (me tej "Kushtet") paraqesin rregullat të cilat përcaktojnë raportin e bashkëpunimit në mes jush si përdorues dhe KosovoPass.com. Këto kushte përcaktojnë marëdhënie të detyrueshme kontraktuale në mes jush si përdorues dhe KosovoPass.com, prandaj ju lusim që të lexoni me vëmendje të gjitha.
Duke përdorur dhe shfrytëzuar shërbimet e KosovoPass.com, ju pajtoheni të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto kushte, nëse jo atëhere ju lusim të mos i shfrytëzoni shërbimet e KosovoPass.com.
Përmbajtja dhe të dretjtat autoriale
- KosovoPass.com në këtë platformë prezanton përmbajtje të ndryshme duke përfshirë përmbajtje tekstuale, grafike, imazhe, audio dhe video përmbajtje, softuer ose pjesë softuerike, e gjithë përmbajtja është krijuar veçanërisht për këtë platformë nga KosovoPass.com, si dhe një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e përmbajtjes është përmbajtje e palëve të treta duke përfshirë këtu përmbajtjen e operatorëve të cilët produktet dhe shërbimet e tyre i ofrojnë përmes KosovoPass,com.
- Të drejtat e autorit si dhe të operatorëve që janë pjesë e platformës mbrohen me ligjin mbi të drejtat e autorit të Republikës se Kosovës. Gjithashtu nëse mendoni se ndonjë përmbajtje e publikuar në KosovoPass.com cenon të drejtat autoriale të ndonjë pale dhe është publikuar pa aprovim, atëhere ju lusim të na kontaktoni sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Llogaria e përdoruesit dhe aktiviteti në KosovoPass.com
- Ju si përdorues jeni përgjegjës për menaxhimin e llogarisë tuaj. Qasja në llogarinë tuaj në KosovoPass.com bëhet përmes "emailit" dhe "fjalëkalimit", menaxhimi i llogarisë tuaj, i profilit tuaj dhe i fjalëkalimit tuaj bëhet ekskluzivisht nga ana e juaj dhe vetëm ju jeni përgjegjës për të ruajtur konfidencialitetin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj, si dhe pajtoheni të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që bëhen nën llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin tuaj. Ju pajtoheni të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që ekzekutohen nga llogaria juaj.
- Menaxhimi i llogarisë tuaj nënkupton të drejtën tuaj që në çdo kohë të mbyllni llogarinë tuaj në KosovoPass.com
- Në rast se KosovoPass.com ka dyshime se aktiviteti juaj në këtë platformë është në kundërshtim me ligjet, ose ofendon, përbuzë ose cenon të drejtat e përdoruesëve tjerë ose të palëve të treta, ose është në kundërshtim me kushtet e përdorimit të platformës, atëhere KosovoPass.com ka të drejtëqë pa paralajmërim të pezulloj llogarinë tuaj në këtë platformë.
- Ju si përdorues keni të drejtën absolute të vlerësimit të produkteve të shfrytëzuara të cilat i keni blerë përmes KosovoPass.com, vlerësimet tuaja janë publike dhe do të mbesin tëtilla përderisa nuk janë ofenduese, qëllimkëqija, objektivisht jo reale ose të me përmbajtje të papranueshme.
Komunikimi zyrtar në mes të palëve - Të gjitha njoftimet në lidhje me llogarinë, aktivitetin, rezervimet dhe transaksionet e përdoruesit ne KosovoPass.com, si dhe komunikimi zyrtar në mes të përdoruesit dhe KosovoPass.com bëhet përmes komunikimit elektrnik nëpërmes të platformës ose postës elektronike e-mail. Përdoruesi autorizon KosovoPass.com të dërgoj email dhe SMS (ne email adresën dhe numrin e mobil që është pjesë e llogarisë të përdoruesit) në tek përdoruesi për çdo njoftim dhe komunikim.
Transaksionet e dyshimta - KosovoPass.com ka të drejtë që në çdo kohë të refuzoj apo të anuloj një transaksion financiar të inicuar nga përdoruesi. Në rast se ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të mundshëm, transaksion të pa-autorizuar, mashtrim të mundshëm me kartelë krediti ose debiti, ose ekziston dyshimi se transaksioni është i kundër ligjshëm, atëhere KosovoPass.com ka të drejtë që të refuzoj dhe anuloj menjëhere transaksionin.
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
- Çdo mosmarrëveshje ose pretendim që mund to ngritet në lidhje me këtë kontratë, duke përfshire ndërprerje të kontratës, shkelje të pjesshme ose të plotë të kontratës ose të tjera, palët duhet të drejtohen në Gjykatën kompetente në Prishtinë.
- Ligji i aplikueshëm është ligji i Republikës së Kosovës.
Pranimi, hyrja në fuqi dhe ndryshimi i kushteve
- Pranimi i këtyre kushteve krijon marëdhënie kontraktuale të detyrueshme në mes të palëve.
- Kushtet hyjnë në fuqi në datën e regjistrimit në platformë, me të cilin rast është obligative të pranohen këto kushte në të kundërtën nuk mund të krijohet llogaria.
- Në rastin e kushteve të ndryshuara, me vazhdimin e përdorimit të mëtejmëtë platformës ju si përdorues pranoni dhe pajtoheni plotësisht me kushtet e ndryshuara.
REZERVIMET E PRODUKTEVE, AKTIVITETEVE DHE EVENTEVE PËERMES KosovoPass.com
Përkufizimet: - "KosovoPass.com" ose "Shitësi" - Ventiox Sh.p.k - Kosovë - "Përdorues" ose "Ju" - Personi fizik në emër të të cilit është bërë rezervimi dhe gjeneruar bileta me të drejtë për shfrytëzim të produktit të operatorit i cili ofrohet përmes KosovoPass.com - "Ofrues i shërbimit" ose "Operator i shërbimit" ose "Operatori" - Personi fizik ose Juridik i cili e ofron produktin, aktivitetin ose eventin dhe realizon shërbimin i cili mund të rezervohet përmes KosovoPass.com - "Palët" - "Përdoruesi" dhe "KosovoPass.com" dhe "Operatori" - "Kontrata" ose "Kontratë" ose "Marrveshja" - Kontratë për shërbime të rezervimit të biletave të produkteve që ofrohen në KosovoPass.com - "Bileta" - nënkupton biletën që konfirmon rezervimin dhe të drejtën e përdoruesit për shfrytëzim të produktit ose shërbimit ashtu si është definuar në biletë. - "Produkti" ose "Aktiviteti" ose "Eventi" - Nënkupton produktin për shfrytëzim të të cilit bëhet rezervimi dhe blihet bileta. - "Rezervim" nënkupton porosinë nga ana e përdoruesit e paktën një bilete dhe të paktën një produkti, dhe paraqet intervalin kohor nga momenti i vendosjes së porosisë në KosovoPass.com deri në momentin e konfirmimit të pagesës online nga banka. - "Afatet kohore" janë limitet kohore që definojnë datën e fillimit të kontratës, datën e përcaktuar për shfrytësimit të produktit dhe datën e përfundimit të kontratës dhe marrëdhenjeve kontraktuale në mes të palëve, pastaj përcakton limitin kohor për konfirmin të rezervimit, limitin kohor për gjenerim të biletës, limitin kohor për të drejtën e përdoruesit për anulim të biletës dhe limitin kohor për rimbursim eventual të mjeteve. - "Rimbursim" nënkupton kthimin e plotë ose të pjesshëm të pagesës për përdoruesin me rast të anulimit të biletës ose aktivitetit. - "Kushtet e operatorit" - nënkupton kushtet e përcaktuara nga operatori për shfrytëzuesit e produktit. Gjatë blerjes së biletës, përdoruesit i paraqiten kushtet e operatorit dhe kërkohet pajtim dhe aprovim nga përdoruesi me këto kushte. Bileta e përdoruesit nuk është valide përderisa përdoruesi nuk është pajtuar me kushtet e operatorit.
KONTRATË Lidhur nga ne mes të plëve kontraktuese me {kontrata.data} datën e rezervimit të biletës në mes të:
- Ventiox Sh.p.k, shoqëri me përgjegjesi të kufizuara e regjistruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, me adresë Rr. Bekim Fehmiu pn, 10010 Çagllavice, Kosovë, me numër të regjistrimit të biznesit 8000000 dhe numër fiskal 6000000
dhe
- Përdoruesi {kontrata.perdoruesi}, "Përdorues".
së bashku në këtë kontratë referuar si "palët"
Neni 1 - Dispozitat e përgjithshme
1.1 KosovoPass.com është platformë digjitale e lansuar nga Ventiox Sh.p.k që ka për qëllim ofrimin e mundësisë për rezervim dhe blerje përmes internetit të biletave për produkte, aktivitete ose evente të ndryshme që ofrohen në Republikën e Kosovës nga oreratorë të ndryshëm të cilët kan listuar produktet e tyre ne KosovoPass.com
1.2 KosovoPass.com ka kontrata me Operatorët e të gjitha produkteve që ofrohen për blerje në këtë platformë dhe në bazë të këtyre kontratave i ofron operatorëve hapësirë dhe mjete për manaxhim efikas të produkteve të tyre në këtë platformë, duke iu ofruar pavarësi të plotë operatorëve për menaxhim të orareve ose termineve kur ofrohet shërbimi, çmimeve me të cilën ofrohet shërbimi si dhe kushtet e operatorit me të cilat ofrohet shërbimi.
1.3 Pas blerjes së biletës me qëllim të realizimit profesional të shërbimit i gjithë komunikimi deri në shfrytëzim të suksesshëm të produktit realizohet në mes të përdorusit dhe operatorit të produktit, duke përjashtuar KosovoPass.com nga çfarëdo komunikimi më mes të tyre.
1.4 Kjo kontratë ka qëllim të vetëm definimin e marëdhënies tregtare në mes të përdoruesit dhe KosovoPass.com, ndërsa marëdhënia për shfrytëzim të produktit përkufizohet me kontratën për kushtet e shfrytëzimit të produktit të definuar nga operatori dhe të pranuar nga përdoruesi.
1.5 Asnjë palë e tretë nuk do të gëzojë ose zbatojë asnjë të drejtë sipas kësaj kontrate pa miratimin e palëve, përveç të drejtave dhe detyrimeve të përcaktuara në kontratën në mes të KosovoPass.com dhe Operatorit që kanë të bëjnë me Përdoruesin, të cilat janë të referencuara dhe në Kontratë.
1.6 Nëse ndonjë dispozitë e kontratës konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga gjykata, dispozitat e tjera mbesin të plotfuqishme.
1.7 Kontrata përmban mirëkuptimin e plotë të palëve dhe është lidhur me dëshirë dhe pajtim të plotë të palëve për kushtet e kontratës, kjo kontratë mbizotëzon çfarëdo komunikimi tjetër me shkrim ose verbal në mes të palëve.
1.8 Kjo kontratë krijon marëdhënie kontraktuale të detyrueshme në mes të palëve
Neni 2 - Objekti i kontratës 2.1 Objekt i kësaj kontrate është bileta e gjeneruar nga KosovoPass.com me numër {kontrata.bileta}, në emër të përdoruesut {kontrata.perdoruesi}, për shfrytëzim të produktit {kontrata.produkti} që ofrohet nga operatori {kontrata.operatori}.
Neni 3 - Afatet kohore
3.1 Kontrata hyn në fuqi në momentin e blerjes së biletës përmes platformës KosovoPass.com.
3.2 Kontrata do të skadoj në momentin e shfrytësimit të shërbimit nga ana e përdoruesit.
3.31 Afati kohor për anulim të biletës si dhe kushtet e anulimit të biletës janë të definuara nga operatori i produktit, këto kushte janë qartësisht të prezentuara gjatë procesit të rezervimit në platformë dhe me pranimin e kushteve të blerjes përdoruesi pajtohet me këto kushte të definuara nga operatori. Sa here që përdoruesi kyqet në platformë dhe hap biletën e blerë mund të lexoj këto kushte.
Neni 4 - Të drejtat dhe detyrimet KosovoPass.com 4.1 KosovoPass.com është e obliguar që të ofroj qasje së barabartë për të gjithë klientët e saj për blerje të biletave për produktet, aktivitetet dhe eventet e ofruara nga operatorët në këtë platformë.
4.2 KosovoPass.com është e obliguar që pas çdo blerje të suksesshme të pajisë përdoruesin me biletë elektronike për shfrytëzim të produktit. KosovoPass.com është e obliguar t`ia dërgoj biletën përdoruesit përmes postës elektronike në email adresën e përcaktuar gjatë blerjes për përdoruesin si dhe të njejtën t`ia dërgoj me SMS në GSM numrin e përcaktuar gjatë blerjes për përdoruesin.
4.3 KosovoPass.com është e obliguar të ofroj mundësi për vlerësim të produktit të shfrytëzuar për të gjithë përdoruesit të cilët kan shfrytëzuar produktin të cilin e kan blerë përmes KosovoPass.com
4.4 KosovoPass.com do të mundohet që maksimalisht të shkurtoj kohën e rezervimit deri të konfirmimi dhe gjenerimi i biletës, kjo kohë varet nga koha e konfirmimit të procesimit të suksesshëm të pagesës nga ana a bankës që bënë procesimin e pagesave.
4.5 KosovoPass.com nuk mund të mbahet përgjegjëse për anulimet ose ndryshimet në orare e termine të cilat mund të rjedhin si pasojë e kushteve për përdorim të produktit të përcaktuara nga operatori.
4.6 Në rast të anulimit të produktit, aktivitetit apo eventit nga ana e operatorit, për biletën për të cilën përdoruesi ka paguar përmes platformës, KosovoPass.com obligohet që të ofroj rimbursim të plotë ndaj përdoruesit për shumën e paguar për biletën e anuluar.
4.7 KosovoPass.com nuk mund të mbahet përgjegjëse për çfarëdo lëshimi, ndryshimi e shkelje nga ana e operatorit, ose mos respektim i rregullave nga ana e përdoruesit. Gjithashtu KosovoPass.com nuk mund të mbahet përgjegjëse për cilësine e shërbimit të ofruar nga operatori, prandaj ekziston mekanizmi i vlerësimit të secilit produkt nga përdoruesi dhe i njejti është publik.
4.8 KosovoPass.com nuk ka asnjë obligim ligor për asnjë lloj kompenzimi të dëmit material ose jomaterial ndaj përdoruesit, me përjashtim të rimbursimit të çmimit të biletës dhe atë duke respektuar kushtet e rimburisimit në biletë.
4.9 KosovoPass.com nuk ka asnjë obligim ligor për asnjë lloj kompenzimi të dëmit material ose jomaterial ndaj operatorit në rast të ndonjë dëmi të shkaktuar nga ana e përdoruesit gjatë shfrytëzimit të produktit, aktivitetit ose eventit.
Neni 5 - Të drejtat dhe detyrimet e përdoruesit 5.1 Përdoruesi është i obliguar të respektoj plotësisht dhe të veproj në pajtim të plotë pa përjashtim me të gjitha kushtet e kontratës si dhe me kushtet përcaktuara nga operatori - Kushtet për përdorim të produktit, që paraqet marëdhënien kontraktuale në mes pë përdoruesit dhe operatorit.
5.2 Përdoruesi është i obliguar që në kohën e përcaktuar sipas biletës, gjatë paraqitjes për shfrytëzim të produktit të ketë me vete për prezantim biletën elektronike ose të shtypur në letër si dhe të prezantoj një dokument identifikimi me të dhënat e njejta si të dhënat që janë në biletë.
5.3 Përdoruesi është i obliguar të respektoj dhe të veproj në bazë të udhëzimeve të komunikuara në mënyrë të shkruar ose verbale nga ana e punonjësve të operatorit.
5.4 Përdoruesit mund ti anulohet bileta dhe të largohet nga ana e operatorit në rastet kur përdoruesi nuk respekton udhëzimet e operatorit, është i dehur ose në ndikimin e lëndëve narkotike, rrezikon sigurinë e përdoruesëve tjerë ose të palëve të treta. Anulimi dhe pëjashtimi në këto rrethana nuk i jep të drejtën përdoruesit për ngritje të pretendimeve për ndryshim të orarit të shfrytëzimit të produktit, rimbursim të biletës ose kompenzime dëmi.
5.5 Përdoruesi heqë dorë nga të drejtat e përdorimit të mjeteve juridike dhe nuk mund të ngritë padi ndaj KosovoPass.com për shkeljet, mosrespektimi ose mospërmbushjet tjera të obligimeve sipas kontratës nga ana e operatorit.
Neni 6 - Heqja dorë nga përgjegjësia 6.1 KosovoPass.com nuk mbanë asnjë përgjegjësi për sigurinë e përdoruesëve dhe pasurisë së tyre gjatë shfrytëzimit të produktit.
6.2 KosovoPass.com nuk mbanë asnjë përgjegjësi për shmangjen e tatimeve, mos mbajtjen aktive të licensës të operatorit, mos përputhshmërinë e operatorit me obligimet publike të vendeve ku operatori ofron produktin.
6.3 KosovoPass.com nuk mbanë asnjë përgjegjësi për mospajtimet që mund të lindin në marëdhënien në mes të përdoruesit dhe operatorit, këto çështje paraqesin marëdhënien në mes të përdoruesit dhe operatorit dhe si të tilla duhet të trajtohen në mes të tyre dhe pa përfshirjen e KosovoPass.com.
6.4 Përdoruesi heqë dorë nga të drejtat e përdorimit të mjeteve juridike dhe nuk mund të ngritë padi ndaj KosovoPass.com për shkeljet, mosrespektimi ose mospërmbushjet tjera të obligimeve sipas kontratës nga ana e operatorit, dhe nuk mund të ngritë padi për dëmshpërblim material ose jo-material ndaj KosovoPass.com si rrjedhojë e mosrespektimit së kontratës nga Operatori ose si pasojë e veprimeve të personelit të operatorit apo të nënkontraktuesve të operatorit.
6.5 Operatori heqë dorë nga të drejtat e përdorimit të mjeteve juridike dhe nuk mund të ngritë padi ndaj KosovoPass.com për shkeljet, mosrespektimi ose mospërmbushjet tjera të obligimeve sipas kontratës nga ana e përdoruesit, dhe nuk mund të ngritë padi për dëmshpërblim material ose jo-material ndaj KosovoPass.com si rrjedhojë e ndonjë dëmi të shkaktuar nga ana e përdoruesit gjatë shfrytëzimit të produktit, aktivitetit ose eventit.
Neni 7 - Transaksionet e dyshimta 7.1 KosovoPass.com ka të drejtë që në çdo kohë të refuzoj apo të anuloj një transaksion financiar të inicuar nga përdoruesi në rast se ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të mundshëm, transaksion të pa-autorizuar, mashtrim të mundshëm me kartelë krediti ose debiti, ose ekziston dyshimi se transaksioni është i kundër ligjshëm, atëhere KosovoPass.com ka të drejtë që të refuzoj dhe anuloj menjëhere transaksionin.
Neni 8 - Anulimi i biletës dhe rimbursimet 8.1 Limitet kohore, kushtet dhe vlera eventuale e rimbursimit për anulim të biletës është definuar për secilin produkt veç e veç nga ana e operatorit. {kontrata.anulimet} KosovoPass.com është e obliguar të veproj në bazë të kushteve të definuara nga operatori dhe të pranuara përdoruesi për çdo anulim që bëhet nga ana e përdoruesit.
8.2 Përdoruesi dhe operatori me marrveshje në mes vete mund të ndryshojnë orarin e përcaktuar për shfrytëzim të produktit, në këtë rast gjenerohet biletë e re për përdoruesin.
Neni 9 - Të dhënat personale
9.1 KosovoPass.com do të menaxhojnë dhe mirëmbajë të dhënat personale të përdoruesit në përputhje me kërkesat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (Nr. 03-L/172) të Republikës së Kosovës.
9.2 KosovoPass.com është e vendosur për të bërë përpjekje të arsyeshme për të mbajtur të sigurta të gjitha informatat e ndjeshme tëplatformës dhe për të respektuar të gjitha kërkesat e sigurisë duke përfshirë standardet fizike, të identitetit dhe të TI-së.
9.3 Me kërkesë me shkrim përdoruesi mund të kërkoj mbylljen e llogarisë të përdoruesit dhe fshirjen e të gjitha të dhënave persoale të përdoruesit nga KosovoPass.com. Kërkesa të tilla do të ekzekutohen nga KosovoPass.com më së voni brenda ditës së ardhshme të punës pas pranimit të kërkesës.
Neni 10 - Fuqia Madhore 10.1 Në rast të dështimit të ofrimit të produktit, shtyerjes së orarit të produktit, anulimit të plotë të biletës, mos arritjes së përmbushjes së obligimeve kontraktuale nga cilado palë si pasojë e ndonjë ngjarjeje të shkaktuar nga ndonjë fuqi madhore (ngjarje jashtë mundësive të kontrollit të palëve), asnjëra nga palët nuk konsiderohet se ka bërë shkelje ose nuk ka respektuar kontratën, prandaj dhe asnjëra palët nuk mund të mbahet përgjegjëse dhe palët nuk mund të ngrisin pretendime ndaj njëri tjetrit. Ngjarjet e shkaktuara nga fuqitë madhore përfshijnë, por nuk limitohen vetëm në: luftërat, demostratat, termetet, përmbytjet, zjarret, epidemitë, karantinat, embargot dhe ngjarje të tjera jashtë kontrollit të palëve.
Neni 11 - Zgjidhja e mosmarrëveshjeve 11.1 Çfarëdo mosmarrëveshje ose pretendim që mund to ngritet në lidhje me këtë kontratë, duke përfshirë ndërprerje të kontratës, shkelje të pjesshme ose të plotë të kontratës ose tjera, palët do të drejtohen në Gjykatën kompetente në Prishtinë.
11.2 Ligji i aplikueshëm është ligji i Republikës së Kosovës.
Neni 12 - Komunikimi zyrtar në mes të palëve
12.1 Të gjitha njoftimet në lidhje me këtë Kontratë, transaksionet e përdoruesit në lidhje me biletën e gjeneruar nga KosovoPass.com, si dhe komunikimi zyrtar në mes të përdoruesit dhe KosovoPass.com bëhet përmes komunikimit elektrnik nëpërmes të platformës ose postës elektronike e-mail. Përdoruesi autorizon KosovoPass.com të dërgoj email dhe SMS (ne email adresën dhe numrin e mobil e dhënë nga përdoruesi gjatë rezervimit të biletës) në tek përdoruesi për çdo njoftim dhe komunikim.
|