0
Politikat e Privatësisë

Politikat e privatësisë rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave dhe janë në pajtim me ligjin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës.

Përkufizimet:
"KosovoPass.com" - Ventiox Sh.p.k - Kosovë
"Përdorues" ose "Ju" - Personi fizik i cili shfrytëzon shërbimet e ofruara nga KosovoPass.com
"Ofrues i shërbimit" ose "Operator i shërbimit" ose "Operatori" - Personi fizik ose Juridik i cili e ofron produktin, aktivitetin ose eventin dhe realizon shërbimin i cili mund të rezervohet përmes KosovoPass.com

KosovoPass.com është platformë digjitale e cila ofron shërbime për rezervim dhe blerje të biletave për produkte, aktivitete ose evete të ndryshme të cilat ofrohen në Republikën e Kosovës dhe prezantohen për këtë qëllim në këtë platformë.

Përdorimi i shërbimeve përmes internetit pashmangshëm kërkon që ju si përdorues të ndani disa informata me ne. Privatësia e juaj është shumë e rëndësishme prandaj KosovoPass.com operon ne bazë të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), rregullore e cila ka hyrë në fuqi nëvitin 2018 dhe kërkon zbatim për qytetarët në Bashkimin Evropian.


Pajtimi dhe aprovimi i politikave të privatësisë
- Me përdorimin e uebfaqes ose aplikacionit KosovoPass.com ju pajtoheni me këto politika të privatësisë dhe gjithashtu ju autorizoni KosovoPass.com që të bëjë mbledhjen, përdorimin, përpunimin, bartjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë.


Si bëhet mbledhja e të dhënave personale
KosovoPass.com mund të mbledh të dhënat dhe informatat tuaja personale ne rastet kur:

- Shfrytëzoni shërbimet e KosovoPass.com

- Krijoni llogarinë tuaj në KosovoPass.com

- Ndryshoni ose shtoni të dhënat tuaj në profilin tuaj në KosovoPass.com

- Komunikoni me KosovoPass.com në lidhje me shërbimet dhe produktet që ofrohen nëplatformë

- Bëni ndëveprime të ndryshme siç mund të jenë të cekura më poshtë në këto politika të privatësisë.


Cilat të dhëna personale mblidhen
- Informatat identifikuese si emri, mbiemri, adresa, emaili, numri i telefonit, gjatë krijimi të llogarisë tuaj në KosovoPass.com.

- Informatat identifikuese si emri, mbiemri, emaili, numri i telefonit, gjinia nëse aplikohet, data e lindjes nëse aplikohet, preferencat, adresa e faturimit dhe informacione të tjera të përdorura gjatë rezervimit të biletës në KosovoPass.com.

- Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës për të mbledhur dhe të procesuar të dhënat me qëllim të validimit të informatave të mbledhura.


Si përdoren ne cookies
- Cookie është teknologji standarde e shfletuesëve të internetit të cilët mundësojnë ruajtjen e disa të dhënave nga shfletuesi në kompjuterin apo pajisjen e juaj. KosovoPass.com mund te përdor cookies për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni në KosovoPass.com, linqet që ju klikoni në KosovoPass.com, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në në KosovoPass.com.

- KosovoPass.com përdorë cookies në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si ju e përdorni platformën tonë dhe kjo na ndohmon në organizimin e përmbajtjes për ju, përfshirë produktet që ju sygjerohen juve.

- Ju mund të konfiguroni shfletuesin tuaj të internetit në mënyrë që të refuzoj vendosjen e cookies në kompjuterin apo pajisjen e juaj, dhe ne jemi në rregull me këtë vendim tuajin, mirëpo në këtë rast duhet t`ju njoftojmë se disa nga shërbimet tona mund të mos funksionojnë ashtu siq janë të dizajnuar të funksionojnë duke përdorur cookies funksionale.


Te dhënat për procesim të pagesave
- Procesimi i pagesave online me kartelë krediti ose debiti nuk bëhet nga KosovoPass.com, por kjo bëhet drejtëpërdrejtë përmes bankës, pra banka është procesuese e pagesave, prandaj KosovoPass.com nuk ka qasje në të dhënat e kartelave bankare me të cilat ju kryheni pagesë online.


Pse mblidhen të dhënat personale
KosovoPass.com mund të mbledhë të dhënat tuaja me qëllim të përmirësimit dhe avansimit të shërbimeve që ju ofrohen:

- Identifikimin tuaj për t`ju siguruar qasje në llogarinë tuaj.

- Për të personalizuar ofertat tona ndaj jush dhe për të përmirësuar eksperiencën tuaj në KosovoPass.com.

- Për të komunikuar me ju në lidhje me aktivitetin tuaj në KosovoPass.com, duke përfshirë komunikimin për rezervime dhe blerje të biletave për produktet më këtë rast bileta ju dërgohet me email dhe SMS.

- Për të identifikuar, zvogëluar dhe eventualisht eliminuar aktivitet ilegale përmes llogarisë tuaj.


Si ruhen të dhënat e mbledhura
- Të dhënat tuaja personale ruhen për aq kohë sa është e nevojshme dhe atë në përputhje me ligjet e aplikueshme. KosovoPass.com mund të ruaj të dhënat tuaja edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj kjo për qëllim të parandalimit të mashtrimit, për adresim të kontesteve eventuale, për përmbarim të ndonjë borxhi eventual, për të ekzekutuar kontratën për kushtet e përdorimit dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.

- Në momentin që qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale nuk shuhet, KosovoPass.com shkatëron të dhënat personale dhe në mënyrë permanente i fshinë ato nga të gjitha sistemet e saja.


Informatat të cilat i ndajmë dhe i shpalosim
- Të dhënat e mbledhura përdoren nga KosovoPass.com, ato në asnjë rast nuk i shiten paleve tjera. Këto të dhëna përdoren me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe profesionale ndaj jush.

- Në rast të blerjes së biletës për shfrytëzim të ndonjë produkti, aktiviteti ose eventi që ofrohet në këtë platformë, KosovoPass.com ndanë me operatorin vetëm dhe vetëm të dhënat personale të rezervimit gjegjësisht të biletës.


Si mund të kontrolloni të dhënat tuaja
E drejta për qasje dhe shkarkim të dhënave tuaja:
- Ju keni të drejtë që në çdo kohë të kërkoni nga KosovoPass.com listën e plotë të dhënave tuaja që KosovoPass.com i posedon. Këtë mund ta bëni në çdo kohë duke u drejtuar me kërkesë në info@kosovopass.com.

E drejta për ndryshim të dhënave tuaja:
- Ju menaxhoni llogarinë tuaj dhe profilin tuaj në KosovoPass.com, prandaj pjesën dërmuese të të dhënave tuaja ju mund ta ndryshoni duke u kyçur në llogarinë tuaj dhe ekzekuruar ndryshimet në është e nevojshme. Nëse mendoni se nuk keni qasje për ndryshim në ndonjë të dhënë tuaj dhe ekziston nevoja për këtë ndryshim, atëhere ju lutemi të drejtoni kërkesën tuaj për ndryshim të të dhënave tuaja në info@kosovopass.com.

E drejta për kërkim të mos përpunimit të dhënave tuaja:
- Nëse keni krijuar dhe posedoni llogari në KosovoPass.com, ju mund të kërkoni që KosovoPass.com të ndaloj përpunimin e të dhënave tuaja. Duke e bërë këtë ju kërkoni mbylljen e llogarisë tuaj në KosovoPass.com. Ju lutemi të kontaktoni info@kosovopass.com për kërkesë të tillë, çdo kërkesë e tillë do të ekzekutohet nga KosovoPass.com më së voni ditën e ardhshme të punës pas pranimit të kërkesës.


Siguria
- KosovoPass.com zbaton procedura me standarde të larta teknike dhe administrative me qëllim të minimizimit të rrezikut për humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim të të dhënave personale të përdoruesëve. Këto masa përfshijnë përdorim të firewalls dhe enkriptim të të dhënave. Nëse besoni se llogaria juaj është kompromentuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes emailit info@kosovopass.com.


Praktikat e privatësisë të palëve të treta
- KosovoPass.com mund të përmbajë lidhje me uebfaqe të tjera. Kjo politikë e privatësisë vlen vetëm për uebfaqen tonë KosovoPass.com, kështu që nëse klikoni në një lidhje dhe drejtoheni në një uebfaqe tjetër në internet, atëhere për ju vlejnë politikat e privatësisë së faqes të cilën e vizitoni, prandaj ne ju rekomandojmë që të lexoni politikën e tyre të privatësisë.


Pyetjet, kërkesat, Sygjerimet dhe ankesat tuaja
- Për çdo pyetje, kërkesë, sygjerim apo ankesë në lidhje me politikat e privatësisë të KosovoPass.com ose në lidhje me të dhënat në llogarinë tuaj në KosovoPass.com ju lusim të kontaktoni përmes email adresës info@kosovopass.com.


Ndryshimet në Politikat e Privatësisë
- KosovoPass.com mban politikën e saj të privatësisë nën rishikim të rregullt dhe sa herë që ka nevojë bënë plotësimin dhe ndryshimin e këtyre politikave, çdo përditësim në politikat e privatësisë publikohet pikërisht në këtë faqe prandaj ne ju rekomandojmë që vazhdimisht të lexoni me vëmendje këto politika të privatësisë.

- Në rastet kur ju keni krijuar dhe posedoni llogari në KosovoPass.com dhe ndonjë përditësim i politikave të privatësisë nuk pranohet nga ana juaj, atëhere ju jeni të obliguar që të kontaktoni dhe të informoni për mospajtim me politikat e privatësisë dhe kërkesë për mbyllje të lloragisë tuaj, në të kundërtën me vazhdim të përdorimit të uebfaqes nënkuptohet se ju pajtoheni me ndryshimet e bëra në politikat e privatësisë.

- Kjo politikë e privatësisë është përditësuar për herë të fundit më 4 Maj 2020.


Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet