Via Ferrata Marimangat Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake.
Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.
Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.