0
Kayak Kosova
Trip një ditorë me Kayak në Drinin e Bardhë
Aventurat - Peja

Eksplorimi i Drinit të Bardhë prej një prespektive të veçnatë është parajsë e vërtetë për dashamirët e aktiviteteve rekreative Ujore në natyrë.

Me Kayak in Kosovo mund ta përjetoni avanturën më të bukur të jetës tuaj duke vizituar këtë rrjedhë në mënyrën më të bukur të mundshme duke lundruar përgjatë rrjedhës me Kayak.

Kayak Kosova organizon trip një ditorë në një ndër pjesët më të bukura të këtij lumi. Aty ku bashkohen rrjedhat e Lumenjëve Drini i Bardhë me Lumbadhin e Pejës në afërsi të Klinës është edhe piknisja e Tripit me Kajak.

Përgjatë rrjedhës do të keni mundësi të soditni lloje të ndryshme të shpendëve siç janë Lejlek, Shota të egra dhe zogjë të ndryshëm të madhësive të ndryshme. Virgjëria e Lumit përgjate rrjedhës të bën për vete qysh në momentet e para të lundrimit me Kayak. Ankorimi buzë Restoraneve për një pije freskuese përgjatë rrjedhës, mënyra e shërbimit prej terasës në lumë është mjaft e interesante dhe e bukur.

Përshkrimi i Avanturës:
Piknisja është në afërsi të degëzimit të rrjedhës së lumenjve Lubardhi dhe Drini i bardhë në afërsi të Klinës. Do të paiseni me pasijet e nevojshme (Jelekët e Sigurisë, Lopatat për lundrim si dhe Kayakët).

Para nisjes Instruktori dhe Guida do të ju prezentojnë informacionet bazë për lundrim dhe Kayak.

Lundrimi do të realziohet përgjatë rrjedhës së Drint të Bardhë në drejtim të Urës së Shejtë, dhe nëse është moti adekuat mund të lahemi në pjesë të ndryshme të lumit. Përgjatë udhtimit do të jemi në përcjellje të një veture 4x4 dhe udhtimi përfundon te fshati Kromovik.

Kjo avanture zgjatë 4 deri në 5 orë, por sipas dëshirës dhe kondicionit të përgjithshëm të pjesmarrësve mund edhe ta zgjasim deri në 6 orë.

– Për këtë aventurë është e domosdoshme të jeni me veshje sportive dhe ti përshtateni kushteve të motit. Kayakimi është sport i ujit dhe zakonisht lagemi andaj është e obligueshme që të keni një palë rroba shtesë me vete.
– Kayaket janë mjaftë stabil dhe mund të zgjedhni kayak në çift apo tek.
– Përgjatë avanturës Guida do të realizoj foto dhe video dhe do të ju dërgohen ju përmes emailit si souvenir.
– Avantura mund të prenotohet çdo ditë të javës. Rezervimi do ti përshatet kohës së përshatetshme të klientelës por jo me vonë se ora 12:00 e ditës.

Ne pako perfshien:
- Sanduiq, fruta dhe Ujë,
- Guida dhe pasijet e nevojshme për lundrim
Numri minimal i biletave që mund të rezervoni:
6 bileta
Çmimi për biletë nga: 45.00€
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
High Scardus Ultra
Trail running competition in Sharr mountains
nga: 20.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Kanioni i Fshehur i Kosovës
Në mëngjes, pas mëngjesit, do të shkoni drejt Junikut për t`u drejtuar për në kanionin e fshehur në rrugët e mallkuara dhe për të filluar ecjen tuaj. Një rrugë sfiduese ju çon nëpër pyje dhe poshtë Kanionit të Junikut që u zbulua vetëm në vitin 2007! Kaloni pjesën tjetër të ditës përmes një kanioni të egër dhe të ngushtë dhe shijoni drekën tuaj në një vend të bukur. Nëse kemi akoma pak kohë dhe energji, do të drejtohemi në një vend shumë të vështirë të arritjes, për një pasdite pushimi dhe noti në syrin blu të Junikut!
nga: 50.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking dhe Joga në Majën e Skarpës
Një aventurë dimëror diku në male me dëborë është ajo çka na duhet. Bashkohuni me ne për shëtitje dhe yoga në Skarpa Peak. Maja Skarpës ndodhet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e vargmaleve të Sharrit, ka një terren mesatarisht të vështire dhe në lartësi mbidetare 2476m. Gjatë rrugës për në majë do të keni mundësi të shihni, ``Vertopi`` ``Maja e Zeze``, Liqeni i Karanikolles ``, dhe të gjitha majat e ``via Dinarica``.
nga: 79.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Ari
Via Ferrata Ari është e gjatë 450 metra dhe shtrihet vertikalisht. Merr kohë 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Konsiderohet si ``e lehtë`` dhe nuk kërkon eksperiencë paraprake.
nga: 40.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet