0
Klubi Alpin Podguri
Nuk më duhet terapi, kampingu është çfarë kam nevojë
Aventurat - Istog

Ka shumë arsye që të ju pëlqejnë kampet kur udhëtoni sepse jeta është e mirë kur jeni në kamp.

Nëse thjesht doni të përjetoni botën e maleve, kafeje, zjarresh, tenda dhe pemë të arta, dhe të vraponi me një aparat fotografik dhe fletore, duke mësuar punën e brendshme të çdo gjëje reale, bjeshkët tona ju ofrojnë ketë.

Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga qyteti i Istogut deri në bjeshkë
- Tenda për fjetje
- Ushqime tradicionale
- Foto dhe video nga eksperienca juaj

Vendet e kampingut ne lartësi mbi 1800 m/lmd deri ne 2100 m/lmd
- Mokna – ( Liqeni i Moknes & Maja e Rovicës )
- Kodra e Dynës ( Cerrovodë - Lkeni i Shatrit )
- Cerrovoda ( Maja e Thatë – Lkeni i ShatriT )
- Shoshani ( Maja e Korenikut – Lkeni i Shoshanit )
- Lugu i Butë ( Kodra e Dynës )
- Bajshe ( Shpellat Binjake – Gurrat e Bardha )

Udhëheqës i ekspeditës është Klubi Alpin Podguri, që ka një përvojë të theksuar në fushën e kampingut.
Numri minimal i biletave që mund të rezervoni:
4 bileta
Çmimi për biletë nga: 30.00€
Shto në shportë
Zbritjet për rezervimet grupore:
Çmimi për biletë nga: 24.99€
Blej 5 bileta, kurse 5.01€ për biletë!
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren
Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.
nga: 25.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Zip Line
Zip line ndodhet në Grykën së Rugovës, vetëm 4 kilometra larg nga qendra e qytetit te Pejes. Ka gjatësi 650m dhe zgjatë rreth 1 minutë e 20 sekonda.
nga: 10.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Relaksojeni mendjen tuaj dhe sfidojeni vetën duke bërë ngjitje malore në Rugovë
Në Kosovën perëndimore, në parkun kombëtar ``Bjeshkët e Nemuna`` ka shumë liqene malore, njëri prej tyre është Liqenati. Pikërisht mbi fshatin Kuqishtë, Liqenati shtrihet me një lartësi prej 1,970 m. Gjithashtu, është burimi natyror që ndan Kosovën nga Mali i Zi. Pranë liqenit, ju gjithashtu mund të bëni ngjitje në shkëmbinjë. Kur të arrijmë në liqen mund të freskohemi në këtë perlë natyrore të ujit, prandaj merrni me vete një rroba banje dhe peshqirë. Grupi mund të vendosë të vazhdojë në liqenin e dytë ose të pushoj dhe të shijojë natyren e bukur ose të ngjiten në majën e Gurit të Kuq me një lartësi prej 2522 m -maja më e lartë e vargmaleve në Malet e Rugovës.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking-Maja e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit
Ngjitje në majen e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit Të shtunen me 28.11.2020 per nder te dites e flamurit kombetar, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Lubotenit, 2498m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet