0
NOMAD
Bjeshket e Nemuna- Maja e Hasanit!
Aventurat - Peja

Klubi Nomad Kosova, ju fton të merrni pjesë në ecjen e radhës në Bjeshkët e Rugovës – Maja e Hasanit 1900 m/lmd, në ditën e Diel me 7 mars 2021.

Maja e Hasanit gjendet në Bjeshkët e Rugovës me lartësi mbidetare 1900 m, e cila shtrihet në pjesën veri-perendimore të qytetit të Pejës. Ecja është e karakterit të mesëm, shtigje bjeshke me terren të hapur, që nënkupton horizont i gjerë dhe mbresëlënës, duke përfshirë pamjen e Kaninonit të Rugovës, Bjeshkëve të Nemuna si tërësi dhe nëse kemi fat sa i përketë elemeteve klimatike-sasisë së mjegullës, do të shohim edhe një pjesë të Bjeshkëve të Sharrit. Natyra e kësaj maje është mjaft e ruajtur dhe vendi është i pasur me florë dhe faunë.


Organizimi:
- nisja nga Prishtina: 06:30 (nga parkingu prapa Pallatit të rinisë),
- koha totale e ecjes: 6 orë,
- gjatësia e shtegut: 12 km, në dy drejtimet,
Karakteri i Shtegut:
- Ecje e karakterit të mesëm , shtigje bjeshke, terren i hapur.


Çka përfshihet në ofertë:
- transporti nga Prishtina, deri ne Lipe, vendi ku fillon ecja për në ne Majen e Hasant,
- guida profesionale për ecje malore dhe
- lloji i transportit - Minibus/Autobus.
- Çmimi: 12 EURO
- Per ata që na bashkohen me vetura private, participimi 5 euro për person.


Veshja e rekomanduar:
- Cizme dimrore, jakne dimri,kapele,pantollona dimri, doreza
- rroba të lehta (maicë, duks, jakne )rezerve, syze, krem kundër diellit.


Çka duhet të merrni me vete:
- ujë 1,5 litra uje,
- ushqim për një ditë (1 shujte),
- fruta të thata, bajame, energy bars, pemë, etj.


Vëmendje:Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, ju lutemi merrni maskë me vete, maska është obligative.


Kontakti: 044 411 697
valdeteqollaku@gmail.com Shiko më pak
Numri minimal i biletave që mund të rezervoni:
20 bileta
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Zbritjet për rezervimet grupore:
Çmimi për biletë nga: 0.00€
Blej 1 bileta, kurse 0€ për biletë!
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Hiking Maja e Kikës - Dardanë
Te dielën më 06.12.2020, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Kikës, 1154m/lmd
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Deçani
Via Ferrata ``Deçani``, ndodhet ne Gryken e Deçanit ne kilometrin e 4, eshte via ferrata me e re ne Kosove dhe ofron pamje spektakolare te Bjeshkeve te Nemuna dhe Maleve te Sharrit. Eshte ne faqe jugore dhe kjo mundeson qe te jete e qaseshme gjate pjeses me te madhe te vitit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking-Maja e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit
Ngjitje në majen e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit Të shtunen me 28.11.2020 per nder te dites e flamurit kombetar, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Lubotenit, 2498m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Gjakova Trail Running 21K
Gjakova Trail Running 21K
nga: 10.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet