Fluturime dyshe me Paragllajd mbi qytetin e Istogut Eksperiencë e jashtëzakonshme, emocion dhe kujtime të paharrueshme. Zbuloni kaltërsinë e qiellit të hapur ne qytetit e Istogut
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.