0
NOMAD
Hiking - Liqeni i Shutmanit / Maja e Rudokes - 3.10.2020
Aventurat - Prizren

Përjetoni bukuritë e liqenit të Shutmanit dhe ngjituni në majën e Rudokës (Maja e Njerit).

Të shtunën me 3.10.2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Liqenin e Shutmanit dhe majën e Rudokës në Sharr!

- Nisja nga Prishtina: 06:00 nga parkingu prapa Pallatit të rinisë,
- Nisja nga Prizreni: 07:00 nga Vrini (kyçja në autostradë Prizren Jug),
- Koha totale e ecjes: 7 orë (Maja e Rudokës),
- Lloji i terrenit: Liqeni i Shutmanit - I lehtë / Maja e Rudokës - Ecje me vështërsi mesatare,
- Gjatësia e shtegut: 13km Liqeni i Shutmanit me 700m ngjitje, 22km Maja e Rudokës me 1400m ngjitje.

Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga Prishtina, Prizreni deri në Arxhenë dhe kthimi për në Prizren, Prishtinë,
- Ecja dhe kthimi në Liqenin e Shutmanit / Majën e Rudokës,
- Lunch pack: Sandwich, ujë 1.5l, pemë, energy bar,
- Guida profesionale për ecje malore.

Veshja e rekomanduar:
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (jo të rrafshta),
- Rroba të lehta,
- Maicë, Duks, Jakne
- Kapele,
- Syze,
- Maskë (obligative gjate transportit me autobus).

Vëmendje:
Lunch Pack planifikohet të konsumohet gjatë kohës së qëndrimit tek liqeni. Prandaj rekomadohet që të merrni me vehte ujë dhe ushqime te lehta të cilet i konsumoni gjatë ecjes (fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj).
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Hiking Maja e Kikës - Dardanë
Te dielën më 06.12.2020, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Kikës, 1154m/lmd
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Nuk më duhet terapi, kampingu është çfarë kam nevojë
Ka shumë arsye që të ju pëlqejnë kampet kur udhëtoni sepse jeta është e mirë kur jeni në kamp.
nga: 30.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Deçani
Via Ferrata ``Deçani``, ndodhet ne Gryken e Deçanit ne kilometrin e 4, eshte via ferrata me e re ne Kosove dhe ofron pamje spektakolare te Bjeshkeve te Nemuna dhe Maleve te Sharrit. Eshte ne faqe jugore dhe kjo mundeson qe te jete e qaseshme gjate pjeses me te madhe te vitit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Relaksojeni mendjen tuaj dhe sfidojeni vetën duke bërë ngjitje malore në Rugovë
Në Kosovën perëndimore, në parkun kombëtar ``Bjeshkët e Nemuna`` ka shumë liqene malore, njëri prej tyre është Liqenati. Pikërisht mbi fshatin Kuqishtë, Liqenati shtrihet me një lartësi prej 1,970 m. Gjithashtu, është burimi natyror që ndan Kosovën nga Mali i Zi. Pranë liqenit, ju gjithashtu mund të bëni ngjitje në shkëmbinjë. Kur të arrijmë në liqen mund të freskohemi në këtë perlë natyrore të ujit, prandaj merrni me vete një rroba banje dhe peshqirë. Grupi mund të vendosë të vazhdojë në liqenin e dytë ose të pushoj dhe të shijojë natyren e bukur ose të ngjiten në majën e Gurit të Kuq me një lartësi prej 2522 m -maja më e lartë e vargmaleve në Malet e Rugovës.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet