0
NOMAD
Hiking-Maja e Konjushes në Bjeshkët e Sharrit
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit

Ngjitje në majën e Konjushes në bjeshkët e Sharrit. Të shtunen me 21.11.2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Konjushes, 2571m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.

- Nisja nga Prishtina: 06:00 nga parkingu prapa Pallatit të rinisë,
- Nisja nga Prizreni: 07:00
nga Bazhdarhana,
- Koha totale e ecjes: 6-7 orë,
- Lloji i terrenit: Ecje me veshtersi mesatare,
- Gjatësia e shtegut: 12km me 1000m ngjitje.
Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga Prishtina, Prizreni deri në Prevall dhe kthimi për në Prizren, Prishtinë,
- Lloje i transportit:(Minibus/Autobus)
- Ecja dhe kthimi në Majën e Konjushes,
- Guida profesionale për ecje malore.
Çmimi: 12 EUR
Veshja e rekomanduar:
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (jo të rrafshta),
- Rroba të lehta (maicë, duks, jakne për shi dhe erë), syze, kapele,doreza
- Krem për mbrojtje nga dielli,
- Maskë (obligative gjate transportit me autobus).
Çka duhet të merrni me vete:
- Ujë 1,5 litra uje,
- Ushqim për një ditë (1-2 shujta),
- Fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj
Vëmendje:
Për shkak të situatëns me pandeminë COVID-19, Ju lutemi merrni maskë me vete, maska është obligative.
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Hiking Qafa e Valbonës - 20.09.2020
Përjetoni bukuritë magjepse të luginës së Valbonës.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Relaksojeni mendjen tuaj dhe sfidojeni vetën duke bërë ngjitje malore në Rugovë
Në Kosovën perëndimore, në parkun kombëtar ``Bjeshkët e Nemuna`` ka shumë liqene malore, njëri prej tyre është Liqenati. Pikërisht mbi fshatin Kuqishtë, Liqenati shtrihet me një lartësi prej 1,970 m. Gjithashtu, është burimi natyror që ndan Kosovën nga Mali i Zi. Pranë liqenit, ju gjithashtu mund të bëni ngjitje në shkëmbinjë. Kur të arrijmë në liqen mund të freskohemi në këtë perlë natyrore të ujit, prandaj merrni me vete një rroba banje dhe peshqirë. Grupi mund të vendosë të vazhdojë në liqenin e dytë ose të pushoj dhe të shijojë natyren e bukur ose të ngjiten në majën e Gurit të Kuq me një lartësi prej 2522 m -maja më e lartë e vargmaleve në Malet e Rugovës.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking dhe Joga në Majën e Skarpës
Një aventurë dimëror diku në male me dëborë është ajo çka na duhet. Bashkohuni me ne për shëtitje dhe yoga në Skarpa Peak. Maja Skarpës ndodhet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e vargmaleve të Sharrit, ka një terren mesatarisht të vështire dhe në lartësi mbidetare 2476m. Gjatë rrugës për në majë do të keni mundësi të shihni, ``Vertopi`` ``Maja e Zeze``, Liqeni i Karanikolles ``, dhe të gjitha majat e ``via Dinarica``.
nga: 79.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking me fëmijë dhe familje tek Liqeni i Shutmanit
Liqeni i Shutmanit është një nga liqenet më të mëdhenj që shtrihet në Malet e Sharrit - Kosovë. Ky margaritar ujor, i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Brod, duket si një oaz i vendosur në një reliev kodrinor dhe është një terren për ecje shumë i përshtatshëm edhe për fëmijë.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet