0
Butterfly Outdoor Adventure
Hiking me fëmijë dhe familje tek Liqeni i Shutmanit
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit

Liqeni i Shutmanit është një nga liqenet më të mëdhenj që shtrihet në Malet e Sharrit - Kosovë. Ky margaritar ujor, i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Brod, duket si një oaz i vendosur në një reliev kodrinor dhe është një terren për ecje shumë i përshtatshëm edhe për fëmijë.

Çka ofrohet:
Hiking për ju dhe fëmijët tuaj.
Një piknik i bukur pranë liqenit.
Not në liqenin e malit.
Vizita e një bariu i cili do të na tregojë më shumë për jetën në fshat, bagëtinë dhe prodhimin e djathit bio 100%.
Ju mund të shihni Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në të njëjtën kohë.

Çfarë përfshihet në ofertë:
Udhëzues: Udhëzues profesional malor, miqësor dhe anglishtfolës
Transporti nga Prishtina për në fshatin Brod.
Joga në natyrë me një mësues profesionist të Yogës
Çmimi për biletë nga: 22.00€
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës
Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
High Scardus Ultra
Trail running competition in Sharr mountains
nga: 20.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Kamp trajnues për fluturime XC
Ky kamp është krijuar për pilotët me pak ose aspak përvojë në fluturime XC, synon të prezantoj pilotët në fluturime Cross Country me paragglajd.
nga: 245.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking - Liqeni i Shutmanit / Maja e Rudokes - 3.10.2020
Përjetoni bukuritë e liqenit të Shutmanit dhe ngjituni në majën e Rudokës (Maja e Njerit).
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet