0
NOMAD
Ngjitje në majen e Piribregut në Bjeshkët e Sharrit
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit

Të dielen me 01. 11. 2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Piribregut, 2524m lartësi mbidetare.

- Nisja nga Prishtina: 06:30 nga parkingu prapa Pallatit të rinisë,
- Nisja nga Prizreni: 07:30 nga Bazhdarhana,
- Koha totale e ecjes: 6-7 orë,
- Lloji i terrenit: Ecje me vështersi mesatare,
- Gjatësia e shtegut: 11km me 750m ngjitje.
Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga Prishtina, Prizreni deri në Brezovice dhe kthimi për në Prizren, Prishtinë, (Minibus/Autobus)
- Ecja dhe kthimi në Majën e Piribregut,
- Guida profesionale për ecje malore.
Çmimi: 12 EUR
Veshja e rekomanduar:
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (jo të rrafshta),
- Rroba të lehta (maicë, duks, jakne për shi), syze, kapele,
- Krem për mbrojtje nga dielli,
- Maskë (obligative gjate transportit me autobus).
Çka duhet të merrni me vete:
- Ujë 2 litra (zona nuk është e pasur me burrime uji),
- Ushqim për një ditë (1-2 shujta),
- Fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj.
Vëmendje:
Për shkak të situatën me pandeminë COVID-19, Ju lutemi merrni maskë me vete, maska është obligative.
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Kamp trajnues për fluturime XC
Ky kamp është krijuar për pilotët me pak ose aspak përvojë në fluturime XC, synon të prezantoj pilotët në fluturime Cross Country me paragglajd.
nga: 245.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking dhe Joga në Majën e Skarpës
Një aventurë dimëror diku në male me dëborë është ajo çka na duhet. Bashkohuni me ne për shëtitje dhe yoga në Skarpa Peak. Maja Skarpës ndodhet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e vargmaleve të Sharrit, ka një terren mesatarisht të vështire dhe në lartësi mbidetare 2476m. Gjatë rrugës për në majë do të keni mundësi të shihni, ``Vertopi`` ``Maja e Zeze``, Liqeni i Karanikolles ``, dhe të gjitha majat e ``via Dinarica``.
nga: 79.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës
Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Marimangat
Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake. Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet