0
Klubi Alpin Podguri
Ecje në Bjeshkët e Moknës - Bukuroshja e Ballkanit
Aventurat - Istog

Gjëra të bukura lindin kur njerëzit dhe malet takohen Në të gjitha gjërat e natyrës ka diçka të mrekullueshme. Sepse në fund të fundit, ju nuk do të kujtoni kohën që keni kaluar duke punuar në një zyrë, por do të kujtoni kohën që keni kaluar duke shijuar ngjitjet në male.

Çka ofrohet:
Pamja që ofrojnë Bjeshkët e Moknës “ Bukuroshja e Ballkanit ” 1800 deri në 2100 m/lmd në qytetin e Istogut do ju bëjë të ndiheni krenar sa herë që ngjiteni lartë.
Përjetoni ecje bjeshkatare , pamje të përsosur dhe aventura në pastërtinë e saj, flladi dhe uji i ftohtë i bjeshkëve, vendpushime, ushqim dhe mikpritje tradicional në shtëpizat e bjeshkatarëve .

Çka përfshihet në ofertë:
Ecje bjeshkatare ne njërin nga shtigjet e poshtëshënuara nga qyteti i Istogut ne drejtim të bjeshkëve :
1. ViewPoint - Livadhet e Istogut – Via Ferrata Shpellat Binjake 9.5 km
2. Gurrat e Bardha - Kodra e Dynes 8.3 km
3. Studenicë - Maja e Korenikut & Lkeni i Shoshanit 12.5 km
4. Shtegu Ibrahim Rugova– Gurrat e Bardha 10.8 km
5. Maja e Madhe – Mokna 12.5 km
6. Radushë – Maja e Rovicës – Mokën 6 km
- Foto nga eksperienca juaj

Udhëheqës i ekspeditës është Klubi Alpin Podguri , që kanë një përvojë të theksuar në fushën e bjeshkataris dhe alpinizmit.
Numri minimal i biletave që mund të rezervoni:
4 bileta
Çmimi për biletë nga: 20.00€
Shto në shportë
Zbritjet për rezervimet grupore:
Çmimi për biletë nga: 15.00€
Blej 6 bileta, kurse 5€ për biletë!
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Kanioni i Fshehur i Kosovës
Në mëngjes, pas mëngjesit, do të shkoni drejt Junikut për t`u drejtuar për në kanionin e fshehur në rrugët e mallkuara dhe për të filluar ecjen tuaj. Një rrugë sfiduese ju çon nëpër pyje dhe poshtë Kanionit të Junikut që u zbulua vetëm në vitin 2007! Kaloni pjesën tjetër të ditës përmes një kanioni të egër dhe të ngushtë dhe shijoni drekën tuaj në një vend të bukur. Nëse kemi akoma pak kohë dhe energji, do të drejtohemi në një vend shumë të vështirë të arritjes, për një pasdite pushimi dhe noti në syrin blu të Junikut!
nga: 50.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Marimangat
Via Ferrata Marimangat është e gjatë 1 km dhe merr kohë rreth 3 deri në 4 orë deri në përfundim. Kalon nga ura Tibetiane që është 40 metra e gjatë dhe 60 metra e lartë. Konsiderohet si ``e vështirë`` dhe sugjerohet të keni eksperiencë paraprake. Cmimi: 60 Euro per nje person; 30 Euro per person per grupet prej 2 personash; 20 Euro per person per grupet prej 3 ose me shume personash.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Gjakova Trail Running 21K
Gjakova Trail Running 21K
nga: 10.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking me fëmijë dhe familje tek Liqeni i Shutmanit
Liqeni i Shutmanit është një nga liqenet më të mëdhenj që shtrihet në Malet e Sharrit - Kosovë. Ky margaritar ujor, i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Brod, duket si një oaz i vendosur në një reliev kodrinor dhe është një terren për ecje shumë i përshtatshëm edhe për fëmijë.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet