Ngjitje në majën e Koretnikut Të diellën me 20.12.2020, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Koretnikut, 2395m/lmd, maje kjo e cila ndodhet në anën jug perndimore të Kosovës, medis qyteteve të Kukësit dhe Prizrenit.
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.