Relaksojeni mendjen tuaj dhe sfidojeni vetën duke bërë ngjitje malore në Rugovë Në Kosovën perëndimore, në parkun kombëtar ``Bjeshkët e Nemuna`` ka shumë liqene malore, njëri prej tyre është Liqenati. Pikërisht mbi fshatin Kuqishtë, Liqenati shtrihet me një lartësi prej 1,970 m. Gjithashtu, është burimi natyror që ndan Kosovën nga Mali i Zi. Pranë liqenit, ju gjithashtu mund të bëni ngjitje në shkëmbinjë. Kur të arrijmë në liqen mund të freskohemi në këtë perlë natyrore të ujit, prandaj merrni me vete një rroba banje dhe peshqirë. Grupi mund të vendosë të vazhdojë në liqenin e dytë ose të pushoj dhe të shijojë natyren e bukur ose të ngjiten në majën e Gurit të Kuq me një lartësi prej 2522 m -maja më e lartë e vargmaleve në Malet e Rugovës.
Via Ferrata Ari Via Ferrata Ari është e gjatë 450 metra dhe shtrihet vertikalisht. Merr kohë 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Konsiderohet si ``e lehtë`` dhe nuk kërkon eksperiencë paraprake.
Via Ferrata Shpellat Via Ferrata Shpellat është e gjatë 500 metra, merr kohë rreth 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Kalon përgjatë 8 shpellave, që është arsyeja kryesore e këtij emërtimi. Konsiderohet si ``e vështirë``.