0
NOMAD
Ngjitje në majën e Koretnikut
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit

Të diellën me 20.12.2020, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Koretnikut, 2395m/lmd, maje kjo e cila ndodhet në anën jug perndimore të Kosovës, medis qyteteve të Kukësit dhe Prizrenit.

Bukuria e saj qëndron në faktin që është rrethuar tërësisht nga degët e Lumit të Drinit i Bardhë.
Organizimi:
- nisja nga Prishtina: 06:30(nga parkingu prapa Pallatit të rinisë),
- koha totale e ecjes: 6-7 orë në (dy drejtimet)
- gjatësia e shtegut: 10-12km me 1200m ngjitje dhe
- kthimi rreth orës 18:30(në respektim të masave të rekomanduara nga instituti IKSHPK).
Çka përfshihet në ofertë:
- transporti nga Prishtina, deri te fshati Rapçë, vendi ku fillon ecja për në majen e Koretnikut,
- ecja dhe kthimi në Majën e Koretnikut,
- guida profesionale për ecje malore dhe
- lloji i transportit - Minibus/Autobus.
Çmimi: 12 EURO
Per ata që na bashkohen me vetura private, participimi 5 euro për person.
Veshja e rekomanduar:
- çizme për bjeshkë (Cokulla)
- rroba të lehta (maicë, duks, jakne për shi dhe ere), syze, kapele, doreza
- krem për mbrojtje nga dielli dhe
- maskë (obligative gjate transportit me autobus).
Çka duhet të merrni me vete:
- ujë 1,5 litra uje,
- ushqim për një ditë (1-2 shujta),
- fruta të thata, bajame, energy bars, pemë, etj.
Vëmendje:
Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, ju lutemi merrni maskë me vete, maska është obligative.
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Vrapimi i nëntorit
Vrapimi i nëntorit është garë e vrapimit që organizohet me 28 nëntor 2022.
nga: €
Nuk ka ende vlerësime
Leqni i Jazhincës / Sharr
Përjetoni bukuritë e liqenit të jashtëzakonshëm të Jazhinces në Bjeshkët e Sharrit.
nga: 20.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Maja e Oshlakut / Sharr
Ecja në kurriz të Oshlakut ofron një nga ecjet më panoramike në bjeshkët e Sharrit
nga: 20.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking, Maja e Madhe Artanë
Hiking, Maja e Madhe Artanë - Të diellën me 07.02.2021, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Komunen e Artanës. Kjo është një ecje rekreative dhe mjaftë atraktive sepse do të vizitojmë edhe Kalanë e lashtë të Artanës
nga: €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet