0
NOMAD
Hiking - Liqeni i Jazhincës 13.09.2020
Aventurat - Prizren

Përjetoni bukuritë e liqenit të jashtëzakonshëm të Jazhinces në Bjeshkët e Sharrit.

Të dielen me 13.09.2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Liqenin e Jazhincës, liqen në lartësi mbidetare 2180m.

- Nisja nga Prishtina: 06:30 nga parkingu prapa Pallatit të rinisë,
- Nisja nga Prizreni: 07:30 nga Bazhdarhana,
- Koha totale e ecjes: 6 orë,
- Lloji i terrenit: Ecje me vështërsi mesatare,
- Gjatësia e shtegut: 16km me 800m ngjitje.

Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga Prishtina, Prizreni deri në Prevallë dhe kthimi për në Prizren, Prishtinë,
- Ecja dhe kthimi në Liqenin e Jazhincës,
- Lunch pack: një Sandwich, ujë 1l, një banane, një energy bar,
- Guida profesionale për ecje malore.

Veshja e rekomanduar:
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (jo të rrafshta),
- Rroba të lehta,
- Krem për mbrojtje nga dielli,
- Syze,
- Maicë + duks,
- Kapele,
- Maskë (obligative gjate transportit me autobus).

Vëmendje:
Lunch Pack planifikohet të konsumohet gjatë kohës së qëndrimit tek liqeni. Prandaj rekomadohet që të merrni me vehte ujë dhe ushqime te lehta të cilet i konsumoni gjatë ecjes (fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj).
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Zbritjet për rezervimet grupore:
Çmimi për biletë nga: 0.00€
Blej 6 bileta, kurse 0€ për biletë!
Shto në shportë
 
Vlerësimet
(nga 10 vlerësime)
Fantastike. Grup interesant me llojllojshmeri te njerzve. Pakoja ushqimore ne nivel, Guida poashtu. Ju uroj suksese ne vazhdim ❤️
16/09/2020, Driade Sopi
Amazing!
16/09/2020, Shpresa Rrahmani
Eksperience e mrekullueshme , cdo gje ishte ne rregull duke filluar nga guida pastaj grupi ka qene i jashtezakonshem, koha ishte shume e mire. Falenderoj te gjithe pjesemarresit dhe organizatoret e eventit.
15/09/2020, Qendrim Mucolli
Shume eksperience e mire, hera ime e pare ne hiking edhe ishte kenaqesi :)
15/09/2020, Valizake Thaqi Celina
shume mire
18/09/2020, Bardh *
Grupi dhe ecja ka qene fenomenale ,besoj se ko me qene shtytje per me vazhdu me Hiking edhe herave tjera .
15/09/2020, Liridon Rafuna
Super eksperience, guide-at kane qene super women teper te aferta shume te kujdeseshme... Personalisht e kam shiju shume kete hiking.
15/09/2020, Nazlie Rexhepi
Produkte të ngjajshme
Bjeshket e Nemuna- Maja e Hasanit!
Klubi Nomad Kosova, ju fton të merrni pjesë në ecjen e radhës në Bjeshkët e Rugovës – Maja e Hasanit 1900 m/lmd, në ditën e Diel me 7 mars 2021.
nga: €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Panorama
Via Ferrata ``Panorama`` Prizren, ndodhet në grykën e Lumbardhit të Prizrenit
nga: 20.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Vrapimi i nëntorit
Vrapimi i nëntorit është garë e vrapimit që organizohet me 28 nëntor 2021.
nga: 8.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking-Maja e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit
Ngjitje në majen e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit Të shtunen me 28.11.2020 per nder te dites e flamurit kombetar, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Lubotenit, 2498m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet