0
Butterfly Outdoor Adventure
Hiking me fëmijë dhe familje tek Liqeni i Shutmanit
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit

Liqeni i Shutmanit është një nga liqenet më të mëdhenj që shtrihet në Malet e Sharrit - Kosovë. Ky margaritar ujor, i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Brod, duket si një oaz i vendosur në një reliev kodrinor dhe është një terren për ecje shumë i përshtatshëm edhe për fëmijë.

Çka ofrohet:
Hiking për ju dhe fëmijët tuaj.
Një piknik i bukur pranë liqenit.
Not në liqenin e malit.
Vizita e një bariu i cili do të na tregojë më shumë për jetën në fshat, bagëtinë dhe prodhimin e djathit bio 100%.
Ju mund të shihni Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në të njëjtën kohë.

Çfarë përfshihet në ofertë:
Udhëzues: Udhëzues profesional malor, miqësor dhe anglishtfolës
Transporti nga Prishtina për në fshatin Brod.
Joga në natyrë me një mësues profesionist të Yogës
Çmimi për biletë nga: 22.00€
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Hiking Maja e Kikës - Dardanë
Te dielën më 06.12.2020, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Kikës, 1154m/lmd
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Relaksojeni mendjen tuaj dhe sfidojeni vetën duke bërë ngjitje malore në Rugovë
Në Kosovën perëndimore, në parkun kombëtar ``Bjeshkët e Nemuna`` ka shumë liqene malore, njëri prej tyre është Liqenati. Pikërisht mbi fshatin Kuqishtë, Liqenati shtrihet me një lartësi prej 1,970 m. Gjithashtu, është burimi natyror që ndan Kosovën nga Mali i Zi. Pranë liqenit, ju gjithashtu mund të bëni ngjitje në shkëmbinjë. Kur të arrijmë në liqen mund të freskohemi në këtë perlë natyrore të ujit, prandaj merrni me vete një rroba banje dhe peshqirë. Grupi mund të vendosë të vazhdojë në liqenin e dytë ose të pushoj dhe të shijojë natyren e bukur ose të ngjiten në majën e Gurit të Kuq me një lartësi prej 2522 m -maja më e lartë e vargmaleve në Malet e Rugovës.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Nuk më duhet terapi, kampingu është çfarë kam nevojë
Ka shumë arsye që të ju pëlqejnë kampet kur udhëtoni sepse jeta është e mirë kur jeni në kamp.
nga: 30.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ngjitje në majën e Koretnikut
Të diellën me 20.12.2020, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Koretnikut, 2395m/lmd, maje kjo e cila ndodhet në anën jug perndimore të Kosovës, medis qyteteve të Kukësit dhe Prizrenit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet