0
NOMAD
Ngjitje në majën e Koretnikut
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit

Të diellën me 20.12.2020, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Koretnikut, 2395m/lmd, maje kjo e cila ndodhet në anën jug perndimore të Kosovës, medis qyteteve të Kukësit dhe Prizrenit.

Bukuria e saj qëndron në faktin që është rrethuar tërësisht nga degët e Lumit të Drinit i Bardhë.
Organizimi:
- nisja nga Prishtina: 06:30(nga parkingu prapa Pallatit të rinisë),
- koha totale e ecjes: 6-7 orë në (dy drejtimet)
- gjatësia e shtegut: 10-12km me 1200m ngjitje dhe
- kthimi rreth orës 18:30(në respektim të masave të rekomanduara nga instituti IKSHPK).
Çka përfshihet në ofertë:
- transporti nga Prishtina, deri te fshati Rapçë, vendi ku fillon ecja për në majen e Koretnikut,
- ecja dhe kthimi në Majën e Koretnikut,
- guida profesionale për ecje malore dhe
- lloji i transportit - Minibus/Autobus.
Çmimi: 12 EURO
Per ata që na bashkohen me vetura private, participimi 5 euro për person.
Veshja e rekomanduar:
- çizme për bjeshkë (Cokulla)
- rroba të lehta (maicë, duks, jakne për shi dhe ere), syze, kapele, doreza
- krem për mbrojtje nga dielli dhe
- maskë (obligative gjate transportit me autobus).
Çka duhet të merrni me vete:
- ujë 1,5 litra uje,
- ushqim për një ditë (1-2 shujta),
- fruta të thata, bajame, energy bars, pemë, etj.
Vëmendje:
Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, ju lutemi merrni maskë me vete, maska është obligative.
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës
Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Bjeshket e Istogut
- Të ndëruar, - Klubi,Nomad Kosova, ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare në Livadhet e Istogut ,ditën e Diel më 28.02.2021. - Livadhet e Istogut gjenden në vargmalet e Alpeve Shqiptare ( Bjeshkët e Nemuna ) në Veri - Përendim të Kosovës . - Livadhet e Istogut ofrojnë një pamje magjepëse të Podgurit dhe Rafshit të Dukagjinit si tërësi . -
nga: €
Nuk ka ende vlerësime
Paragliding Peja
Fluturime dyshe me Paragllajd në Pejë
nga: 70.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking - Liqeni i Shutmanit / Maja e Rudokes - 3.10.2020
Përjetoni bukuritë e liqenit të Shutmanit dhe ngjituni në majën e Rudokës (Maja e Njerit).
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet