Via Ferrata - Shpellat Binjake Shpella më tërheqëse Via Ferrata, shpella më e famshme Binjake në Ballkan, me dy korridore me gjatësi hyrje - dalje 70m është vendosur në malet e Istogut - Bajshe, 14km nga qyteti i Istogut. Duhen 30 minuta deri në 1 orë për ta vizituar brenda.
Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.
Jeta është më e mirë në një biçikletë malore Të gjitha aktivitetet dhe aventurat me biçikleta malore mund t`i përjetoni brenda 3 ditëve në malet magjepse Mokna ``Bukuroshja e Ballkanit`` – Istog.
Mënyra më e mirë për të përjetuar madhështinë e shtigjeve malore!