Relaksojeni mendjen tuaj dhe sfidojeni vetën duke bërë ngjitje malore në Rugovë Në Kosovën perëndimore, në parkun kombëtar ``Bjeshkët e Nemuna`` ka shumë liqene malore, njëri prej tyre është Liqenati. Pikërisht mbi fshatin Kuqishtë, Liqenati shtrihet me një lartësi prej 1,970 m. Gjithashtu, është burimi natyror që ndan Kosovën nga Mali i Zi. Pranë liqenit, ju gjithashtu mund të bëni ngjitje në shkëmbinjë. Kur të arrijmë në liqen mund të freskohemi në këtë perlë natyrore të ujit, prandaj merrni me vete një rroba banje dhe peshqirë. Grupi mund të vendosë të vazhdojë në liqenin e dytë ose të pushoj dhe të shijojë natyren e bukur ose të ngjiten në majën e Gurit të Kuq me një lartësi prej 2522 m -maja më e lartë e vargmaleve në Malet e Rugovës.
Zip Line Zip line ndodhet në Grykën së Rugovës, vetëm 4 kilometra larg nga qendra e qytetit te Pejes. Ka gjatësi
650m dhe zgjatë rreth 1 minutë e 20 sekonda.
Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.
Trip një ditorë me Kayak në Drinin e Bardhë Eksplorimi i Drinit të Bardhë prej një prespektive të veçnatë është parajsë e vërtetë për dashamirët e aktiviteteve rekreative Ujore në natyrë.