Hiking - Jazhinca lake 13.09.2020
Adventures - Prizren
Perjetoni bukuritë e liqenit të jashtëzakonshëm të Jazhinces në Bjeshkët e Sharrit.
Të dielen me 13.09.2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Liqenin e Jazhincës, liqen në lartësi mbidetare 2180m.
- Nisja nga Prishtina: 06:30 nga parkingu prapa Pallatit të rinisë,
- Nisja nga Prizreni: 07:30 nga Bazhdarhana,
- Koha totale e ecjes: 6 orë,
- Lloji i terrenit: Ecje me vështërsi mesatare,
- Gjatësia e shtegut: 16km me 800m ngjitje.
Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga Prishtina, Prizreni deri në Prevallë dhe kthimi për në Prizren, Prishtinë,
- Ecja dhe kthimi në Liqenin e Jazhincës,
- Lunch pack: një Sandwich, ujë 1l, një banane, një energy bar,
- Guida profesionale për ecje malore.
Veshja e rekomanduar:
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (jo të rrafshta),
- Rroba të lehta,
- Krem për mbrojtje nga dielli,
- Syze,
- Maicë + duks,
- Kapele,
- Maskë (obligative gjate transportit me autobus).
Vëmendje:
Lunch Pack planifikohet të konsumohet gjatë kohës së qëndrimit tek liqeni. Prandaj rekomadohet që të merrni me vehte ujë dhe ushqime te lehta të cilet i konsumoni gjatë ecjes (fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj).
Discounts for groups:
Ticket price from: 0.00€
Buy 6 tickets, save 0€ per ticket!
Reviews
(from 10 reviews)
15/09/2020, Valizake Thaqi Celina
15/09/2020, Qendrim Mucolli
16/09/2020, Shpresa Rrahmani
15/09/2020, Nazlie Rexhepi
15/09/2020, Liridon Rafuna