0
NOMAD
Hiking-Maja e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit

Ngjitje në majen e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit Të shtunen me 28.11.2020 per nder te dites e flamurit kombetar, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Lubotenit, 2498m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.

- Nisja nga Prishtina: 06:00 nga parkingu prapa Pallatit të rinisë,
- Koha totale e ecjes: 8-9 orë,ne (dy drejtimet)
- Lloji i terrenit:T1-T2,shteg I hapur dhe me veshtersi mesatare
- Gjatësia e shtegut: 15-20km me 1200m ngjitje.
Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga Prishtina,deri te Strazha (Restauranti Bulica), vendi ku fillon ecja per ne majen e Lubotenit.
- Ecja dhe kthimi në Majën e Lubotenit,
- Guida profesionale për ecje malore.
-Lloje I transportit (Minibus/Autobus)
Çmimi: 12 EUR
Per ata qe na bashkohen me vetura private, participimi 5 euro per person

Veshja e rekomanduar:
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (jo të rrafshta),
- Rroba të lehta (maicë, duks, jakne për shi dhe ere), syze, kapele,doreza
- Krem për mbrojtje nga dielli,
- Maskë (obligative gjate transportit me autobus).
Çka duhet të merrni me vete:
- Ujë 1,5 litra uje,
- Ushqim për një ditë (1-2 shujta),
- Fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj
Vëmendje:
Për shkak të situatëns me pandeminë COVID-19, Ju lutemi merrni maskë me vete, maska është obligative.
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Kanioni i Fshehur i Kosovës
Në mëngjes, pas mëngjesit, do të shkoni drejt Junikut për t`u drejtuar për në kanionin e fshehur në rrugët e mallkuara dhe për të filluar ecjen tuaj. Një rrugë sfiduese ju çon nëpër pyje dhe poshtë Kanionit të Junikut që u zbulua vetëm në vitin 2007! Kaloni pjesën tjetër të ditës përmes një kanioni të egër dhe të ngushtë dhe shijoni drekën tuaj në një vend të bukur. Nëse kemi akoma pak kohë dhe energji, do të drejtohemi në një vend shumë të vështirë të arritjes, për një pasdite pushimi dhe noti në syrin blu të Junikut!
nga: 50.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ecje në Bjeshkët e Moknës - Bukuroshja e Ballkanit
Gjëra të bukura lindin kur njerëzit dhe malet takohen Në të gjitha gjërat e natyrës ka diçka të mrekullueshme. Sepse në fund të fundit, ju nuk do të kujtoni kohën që keni kaluar duke punuar në një zyrë, por do të kujtoni kohën që keni kaluar duke shijuar ngjitjet në male.
nga: 20.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking dhe Kamping në çatin e Kosovës - Maja e Gjeravicës
Të jesh në maje të Kosovës dhe i rrethuar nga pamja mahnitëse që vetëm Maja e Gjeravicës mund të sigurojë, mund të duket si një ëndërr, por na besoni, është e vërtetë. Gjeravica është një nga shëtitjet më të bukura në malet e Kosovë; në të njëjtën kohë është maja më e lartë në Kosovë me një lartësi mbidetare (2656m). Gjatë ngjitjes deri në maje, do të hasim shumë liqene akullnajore, liqeni i Gjeravicës është liqeni më i madh dhe qëndron nën maje, reflektimi i majës në liqen jep një pamje madhështore. Origjina e liqenit është nga lumi Erenik, është aq i madh sa aty mund edhe të shijojmë notimin.
nga: 60.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren
Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.
nga: 25.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet