0
NOMAD
Hiking - Maja e Oshlakut / Sharr - 11.10.2020
Aventurat - Prizren

Ecja në kurriz të Oshlakut ofron një nga ecjet më panoramike në bjeshkët e Sharrit

Të dielen me 11.10.2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Oshlakut, 2250m lartësi mbidetare.

- Nisja nga Prishtina: 07:00 nga parkingu prapa Pallatit të rinisë,
- Nisja nga Prizreni: 08:00 nga Bazhdarhana,
- Koha totale e ecjes: 5 orë,
- Lloji i terrenit: Ecje e lehtë,
- Gjatësia e shtegut: 12km me 800m ngjitje.

Çka përfshihet në ofertë:
- Transporti nga Prishtina, Prizreni deri në Prevallë dhe kthimi për në Prizren, Prishtinë, (Minibus/Autobus)
- Ecja dhe kthimi në Majën e Oshlakut,
- Guida profesionale për ecje malore.

Veshja e rekomanduar:
- Çizme për bjeshkë (Cokulla) ose Patika për bjeshkë (jo të rrafshta),
- Rroba të lehta (maicë, duks, jakne për shi), syze, kapele,
- Krem për mbrojtje nga dielli,
- Maskë (obligative gjate transportit me autobus).

Çka duhet të merrni me vete:
- Ujë 2 litra (zona nuk është e pasur me burrime uji),
- Ushqim për një ditë (1-2 shujta),
- Fruta të thata, bajame, energy bars, peme etj

Vëmendje:
Për shkak të situatën me pandeminë COVID-19, Ju lutemi merrni maskë me vete, maska është obligative gjatë udhëtimit me autobus.
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Hiking me fëmijë dhe familje tek Liqeni i Shutmanit
Liqeni i Shutmanit është një nga liqenet më të mëdhenj që shtrihet në Malet e Sharrit - Kosovë. Ky margaritar ujor, i cili ndodhet në pjesën jugore të fshatit Brod, duket si një oaz i vendosur në një reliev kodrinor dhe është një terren për ecje shumë i përshtatshëm edhe për fëmijë.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ecje në Bjeshkët e Moknës - Bukuroshja e Ballkanit
Gjëra të bukura lindin kur njerëzit dhe malet takohen Në të gjitha gjërat e natyrës ka diçka të mrekullueshme. Sepse në fund të fundit, ju nuk do të kujtoni kohën që keni kaluar duke punuar në një zyrë, por do të kujtoni kohën që keni kaluar duke shijuar ngjitjet në male.
nga: 20.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Gjakova Trail Running 21K
Gjakova Trail Running 21K
nga: 10.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking-Maja e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit
Ngjitje në majen e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit Të shtunen me 28.11.2020 per nder te dites e flamurit kombetar, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Lubotenit, 2498m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet