0
Kosovo Rocks
Via Ferrata Weekend në Kosovë
Adventures - Prizren

Aventurë dhe kujtime të veçanta në Via Ferrata fundjavën tuaj në Kosovë. Shijoni dhe përjetoni aventurën në Pejë, Deçan dhe Prizren!

Ecja në urat Tibetiane, ngjitja e shtigjeve të hekurta në Pejë, Deçan e Prizren do t`ju ofroj kënaqësi, adrenalinë dhe padyshim pamje spektakulare të grykave, maleve, shkëmbinjëve dhe natyrës në përgjithësi.

Kjo aventurë fillon me udhëtimin tuaj të heshëm ditën e Shtunë me autobus nga Tirana për në Prizren, për të përjetuar Via Ferrata Panorama në Prizren dhe për të shijuar bukuritë e bjeshkëve të Sharrit. Pas përfundimit të Via Ferrata në Prizren aktiviteti vazhdon me shëtitje në qytetin turistik të Prizrenit, duke shijuar baret e restaurantet dhe perfundon me qëndrim në njërën nga hotelet e qytetit.
Të dielen në mengjes udhëtohet nga Prizreni për në qytetin piktoresk të Pejës ku së bashku ngjitemi dhe përjetojmë adrenalinë të jashtëzakonshme në njëren nga 4 Via Ferratat e famshme të grykës së Rugovës, duke shijuar bukuritë e këtyre bjeshkëve. Aventura vazhdon nga Peja në Deçan për të ngjitur Via Ferrata Deçani e cila ofron ngjitje atraktive nëpër këtë shteg të hekurt dhe pamje të mahnitshme të bjeshkëve të nemura.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti me ngjitje në tre Via Ferrata të ndryshme në tre qytete të ndryshme të Kosovës ekipi i mbushur plotë adrenalinë merr rrugen për në Prizren për të vazhduar pastaj kthimin për në Tiranë.

Çfarë përfshihet në këtë ofertë:
- Transporti me autobus nga Tirana në Prizren dhe anasjelltas,
- Transporti brenda Kosovës me foristrada 4x4,
- Akomodimi në Hotel në Prizren (mengjesi i përfshirë në ofertë),
- Lunch pack ditor (Sanduiç + pemë + ujë)
- Guide profesionale për ngjitje të këtyre shtigjeve të hekurta,
- Foto nga aventura juaj e fundjavës.

Guida dhe pajisjet për Via Ferrata sigurohen nga Kosovo Rocks, ju duhet të keni veshje sportive dhe atlete ose këpucë për hiking.
Minimum number of tickets required to book:
4 tickets
Ticket price from: 95.00€
Add to basket
Products alike


from: €
No reviews yet
Paragliding Prizren
Tandem flight obove the city of Prizren
from: 70.00 €
No reviews yet
Via Ferrata Marimangat
Via Ferrata Marimangat is 1 km long and takes around 3 to 4 hours to complete. It goes through the Tibetian Bridge which is 40 meters long and 60 meters high. It is considered as ``difficult`` and it is suggested a previous experience in such activities. The price: Euro 60 for 1 person; Euro 30 per person for groups of two; Euro 20 per person for groups of three or larger.
from: 60.00 €
No reviews yet
Downhill Bike Trail 04
Shteg bicikletash me gjatesi rreth 10km i ndarë në 4 leshime në sektore të ndryshëm
from: 35.00 €
No reviews yet
This project has been supported by:
Payments and card processing offered by:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
By using KosovoPass.com you agree with our terms of use and the use of Cookies. Cookies are used for content personalization purposes and for statistics.   Click here to read the Terms of use
Accept terms