Via Ferrata Ari Via Ferrata Ari është e gjatë 450 metra dhe shtrihet vertikalisht. Merr kohë 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Konsiderohet si ``e lehtë`` dhe nuk kërkon eksperiencë paraprake.
Via Ferrata Shpellat Via Ferrata Shpellat është e gjatë 500 metra, merr kohë rreth 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Kalon përgjatë 8 shpellave, që është arsyeja kryesore e këtij emërtimi. Konsiderohet si ``e vështirë``.
Via Ferrata Panorama në Grykën e Lumbardhit - Prizren Filloje ditën n`shoqni të lindjes së diellit derisa ngjitesh shkëmbinjve të Grykës së Lumbardhit, kur arrin në cak mbushi sytë dhe shpirtin me pamjet e Sharrit Madhështor, e pastaj ec deri në Kalanë e Prizrenit, dhe përfundoje aventurën në Shatërvan duke shiju një çaj apo kafe buzë Urës së Gurit.