0
Paragliding Kosova
Kamp trajnues për fluturime XC
Aventurat - Bjeshkët e Sharrit

Ky kamp është krijuar për pilotët me pak ose aspak përvojë në fluturime XC, synon të prezantoj pilotët në fluturime Cross Country me paragglajd.

Kampi fillon nga njoftimi i pilotëve me rrymat thermle te ajrit, duke vazhduar me teknikat dhe praktikat më të mira për shfrytëzim të rrymave thermale në kushte dhe relieve të ndryshme, praktikën dhe rregullat e fluturimit në grup, tranzicioni në fluturim, dhe strategjitë për të arritur distancë duke u bazuar në relievin dhe kushtet e motit gjatë fluturimit.
Ky kamp tre ditor përfshin shumë orë fluturimi praktik gjatë ditës, shumë ligjërata teorike, video analiza dhe analiza meteorologjike në kamp pas darkës.
Zona e Prizrenit është e njohur për thermalet e buta deri të ato të moderuara, keshtu duke i lejuar të gjithë pjesëmarrësit të përjetojnë dhe shijojnë fluturimet e tyre të para XC këtu.

Çfarë përfshihet në ofertë:
- Trajnime teorike dhe praktike për fluturim XC,
- Udhëzime për fluturim dhe mentorim,
- Akomodimi në hotel, me mëngjes të përfshirë
- Paketë dreke për pilotët
- Të gjitha nevojat për transport dhe logjistikë
- Shume qejf
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Via Ferrata Panorama
Via Ferrata ``Panorama`` Prizren, ndodhet në grykën e Lumbardhit të Prizrenit
nga: 20.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Kanioni i Fshehur i Kosovës
Në mëngjes, pas mëngjesit, do të shkoni drejt Junikut për t`u drejtuar për në kanionin e fshehur në rrugët e mallkuara dhe për të filluar ecjen tuaj. Një rrugë sfiduese ju çon nëpër pyje dhe poshtë Kanionit të Junikut që u zbulua vetëm në vitin 2007! Kaloni pjesën tjetër të ditës përmes një kanioni të egër dhe të ngushtë dhe shijoni drekën tuaj në një vend të bukur. Nëse kemi akoma pak kohë dhe energji, do të drejtohemi në një vend shumë të vështirë të arritjes, për një pasdite pushimi dhe noti në syrin blu të Junikut!
nga: 50.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking - Liqeni i Shutmanit / Maja e Rudokes - 3.10.2020
Përjetoni bukuritë e liqenit të Shutmanit dhe ngjituni në majën e Rudokës (Maja e Njerit).
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking dhe Joga në Majën e Skarpës
Një aventurë dimëror diku në male me dëborë është ajo çka na duhet. Bashkohuni me ne për shëtitje dhe yoga në Skarpa Peak. Maja Skarpës ndodhet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është pjesë e vargmaleve të Sharrit, ka një terren mesatarisht të vështire dhe në lartësi mbidetare 2476m. Gjatë rrugës për në majë do të keni mundësi të shihni, ``Vertopi`` ``Maja e Zeze``, Liqeni i Karanikolles ``, dhe të gjitha majat e ``via Dinarica``.
nga: 79.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet