0
Yoga for All
Shanti Yoga Fest Kosovo
Eksperiencat - Prishtina

Bashkohuni me ne për t`u lidhur përsëri me njëri-tjetrin dhe me atë që duam më së shumti!!

Shanti Yoga Fest është e fokusuar në ofrimin e përvojave të paharrueshme, të sigurta, të këndshme, për rritje dhe zhvillim të njeriut, dhe një platformë për të gjithë ne që vlerësojmë një jetë të shëndetshme dhe në harmoni me natyrën, dhe duam të takojmë njerëz me mendësi të njëjtë.

Ne përpiqemi të ndryshojmë paradigmën dhe të përmirësojmë mënyrën se si mësojmë dhe ofrojme joga, dhe ta kthejmë atë në parimet e saj rrënjësore, duke bashkuar mësuesit e jogës dhe praktikuesit e tjerë të shëndetit nga e gjithë bota për të çuar më tej këtë diskutim dhe për të nxitur ndryshime pozitive për të gjithë ata që e praktikojnë.

Shanti Yoga Fest - Edicioni i 5 -të, është krijuar për t`ju ekspozuar ndaj stileve të ndryshme të jogës dhe meditimit, duke përfshirë praktikat e tjera të shërimit dhe shëndetit, si dhe të gjithë bukurinë e kulturës dhe trashëgimisë së Kosovës, në mesin e aktivitetet e tjera të planifikuara.

Festivali do të mbahet në hapësirat e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Prishtinë, Kosovë, në datat 4 - 5 Shtator, që bie nën fundjavën e parë të muajit.

Aktivitetet e Programit do të fillojnë të Shtunën në mëngjes, nga ora 7:00, dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës deri në orën 22:00, kur fillon shfaqja/performanca e muzikës live. Ky do të jetë një moment i shkëlqyeshëm për t`u lidhur përsëri dhe për t`u gëzuar së bashku, nën qiellin e hapur, të rrethuar me drunjë dhe ndërtesa të ruajtura të trashëgimisë, energji të mira dhe pozitive, dhe shumë ushqime dhe pije të shëndetshme.

Të dielën në mëngjes (5 Shtator), do të fillojmë përsëri me aktivitete të mrekullueshme nga ora 7:00 e tutje, duke përmbyllur Festivalin orën 19:00 me Ceremoninë e Mbylljes!

Përjetoni bukurinë mahnitëse natyrore dhe trashëgimore dhe krijoni një lidhje më të thellë me praktikën tuaj dhe komunitetin tuaj në Shanti Yoga Fest.

Zbuloni 2 ditë të mbushura me shëndet dhe mirëqenie, me joga gjithëpërfshirëse dhe të arritshme për të gjitha nivelet, rritje, angazhim shërues dhe edukativ, panele folësish, muzikë live, shitës artizanal, ushqim të shëndetshëm dhe më shumë.

Duke thënë këtë, ne nuk mund të ishim më të lumtur për të parë fytyrat tuaja të qeshura këtë Shtator!

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram dhe qëndroni të sintonizuar për më shumë informacion!

Me dashuri,
Ekipa Shanti
Çmimi për biletë nga: €
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Gjueti e këpurdhave
Gjueti e këpurdhave në malet e Sharrit
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Lojza Yoga retreat
Trajtojeni dhe shpërbleni veten me një Yoga retreat dy ditor në bjeshkët e nemura, në bujtinën fantastike Lojza. Fillojeni dhe mbaroni ditën me yoga dhe ndjejeni qetësinë e natyrës brenda trupit e mendjes tuaj.
nga: 80.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Vizito Pyllin e Arinjve Prishtina
Përvojë të paharrueshme për të mësuar dhe eksploruar në natyrë.
nga: 2.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Yoga në park të qytetit 26 Gusht
Yoga është një praktikë e lashtë fizike, mendore dhe shpirtërore që e ka origjinën nga India.Sesionet përfshijnë ushtrimet për frymëmarrjen, meditimin, ushtrime të caktuara fizike (pozicione të trupit që ndryshe quhen asana) të cilat tërheqin dhe tkurrin grupe të caktura të muskujve të trupit.
nga: 5.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet