0
Skyrunning Kosova
Sharri VK
Garat - Prizren

Sharri VK (3.8km, 1,075m D+) është garë e vrapimit malor të tipit ``Vertical Kilometer (VK)``, garë të cerfitikuar zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare e Skyrunning (ISF). Gara fillon në fshatin Prevallë (Prizren), Kosovë, dhe mbaron në maje të Bjeshkës së Sharrit (2,622 m). Gara organizohet nga Skyrynning Kosova, pjesë e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës (FBAKU).

ORGANIZATORËT
Skyrunning Kosova, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, organizojnë edicionin e parë të Kilometer Vertical Sharri, garën ndërkombëtare të vrapimit të kilometrit vertikal në Bistra të dielen më 27 Tetor 2024. Qëllimi i garës është promovimi i sportit të vrapimit malor dhe zgjedhjes së vrapuesve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të Skyrunning.

SHTEGU
Sharri VK është shtegu i garës së kilometrit vertikal në Bistra. Duke filluar nga fshati Prevallë, në lartësinë 1,618 m, atletët ndjekin një rrugë të përpjetë prej 3,8 km distancë me lartësi mbidetare 1,075 m dhe arrijnë në lartësinë 2,622 m, ku përfundon gara. Sharri Vertical 2024 është Kursi i Çertifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Skyrunning në kategorinë Kilometer Vertical në nivel vështirësie prej 2 (10 pikë).

GARA
Koha e fillimit: 10:00 (me limit kohor 2:30 orë për të përfunduar).
Gara do të ketë 2 pika të kontrollit (Pika 1: Në 2.2km dhe Pika 2: Në fund); Në Pikën 1, do të ketë ujë, banane, hurma, dhe kikirika.
Gara do të ketë 3 pika ku do të stacionohen ekipe të Kërkim-Shpëtimit Malor: Pika 1 në mes, pika 2 afër majes, dhe pika 3 në maje (fund).

REGJISTRIMI
Vetëm për vrapuesit/et e moshës 18+. Regjistrimi kryhet nëpërmjet (1) KosovoPass.com apo edhe (2) në ditën e garës (manualisht). Regjistrimi kushton 10 EUR.

SHPËRBLIMET
Vendet e para do të pranojnë 100 EUR, të dyta 70 EUR, ndërsa vendet e treta nga 50 EUR

PAKO E GARËS
Çdo vrapues i regjistruar do të pranojë (1) Numrin, (2) ndihmën e parë dhe ujin në vijën e finishit, (3) medalje, (4) ushqim dhe pije në fund.

LIMITI
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në maksimum 100.
Limiti kohor: 2 orë e 30 minuta
Standard: 10.00€
Shto në shportë
Lista e pjesëmarrësve:
Standard
1001
ELISABETH SCHLEICHER
F
AT
/
1002
AGURON HODA
M
XK
Klubi i Triathlonit Dardana
1003
ARDIAN SADIKU
M
XK
23 MARCH BRT
1004
DAFINA MORINA
F
XK
X-Trailers
Produkte të ngjajshme
Vrapimi i Nëntorit
Edicioni i tretë i ``Vrapimit të Nëntorit`` do të mbahet më 28 nëntor 2023.
nga: 10.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Gjakova Trail Running
Gjakova Trail Running
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Prishtina Trails 2024
Gara ma e madhe e vrapimit në shtigjet vjen me edicionin e gjashtë në Gërmi me 22 dhe 23 qershor 2024.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Istogu Trail - Izet Shatri
Istogu Trail: Epopeja e Prillit - Izet Shatri është garë e përvjetshme vrapimi e cila organizohet për hir të kujtimit dhe respektit të përjetshëm për të gjithë dëshmorët që flijuan jetën e tyre për lirinë e popullit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet