0
Kosovo Rocks
Via Ferrata Panorama
Aventurat - Prizren

Via Ferrata ``Panorama`` Prizren, ndodhet në grykën e Lumbardhit të Prizrenit

Ngjitja e këtij shtegu të hekurt do t`ju ofroj kënaqësi, adrenalinë dhe padyshim pamje spektakulare të grykës dhe maleve të Sharrit.
Shtegu fillon nga ura Tibetiane që kalon mbi lumbardh, ky shteg ka një gjatësi rreth 500m. Afërsisht merr rreth 2 orë kohë për të përfunduar shtegun, duke përfshirë edhe ecjen e zbritjes deri në kthim. Konsiderohet të jetë shteg me vështirësi mesatare.

Çfarë përfshihet në ofertë:
- Transporti nga qyteti i Prizrenit deri tek lokacioni i Via Ferrata Panorama,
- Instruksionet dhe përgatitja për ngjitje të shtegut,
- Foto nga aventura juaj gjatë ngjitjes së shtegut të hekurt.

Guida dhe pajisjet për Via Ferrata sigurohen nga Kosovo Rocks, ju duhet të keni veshje sportive dhe atlete ose këpucë për hiking.

Via Ferrata Panorama është ndërtuar dhe mirëmbahet me shumë dashuri nga Shoqata e Bjeshkatarëve Sharri!
Çmimi për biletë nga: 20.00€
Shto në shportë
 
Vlerësimet
(nga 2 vlerësime)
Mire shume, por do të doja të ishte edhe më sfidues
08/06/2021, Arber Kabashi
Fantastike
13/06/2021, Gezim Avdiu
Produkte të ngjajshme
Hiking-Maja e Konjushes në Bjeshkët e Sharrit
Ngjitje në majën e Konjushes në bjeshkët e Sharrit. Të shtunen me 21.11.2020 grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Konjushes, 2571m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.
nga: €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking, Maja e Madhe Artanë
Hiking, Maja e Madhe Artanë - Të diellën me 07.02.2021, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Komunen e Artanës. Kjo është një ecje rekreative dhe mjaftë atraktive sepse do të vizitojmë edhe Kalanë e lashtë të Artanës
nga: €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking-Maja e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit
Ngjitje në majen e Lubotenit në bjeshkët e Sharrit Të shtunen me 28.11.2020 per nder te dites e flamurit kombetar, grupi i bjeshkatarëve “Nomad” organizon hiking në Majën e Lubotenit, 2498m/lmd, maje kjo e cila ndodhet ne vargmalet e Sharrit.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Via Ferrata Ari
Via Ferrata Ari është e gjatë 450 metra dhe shtrihet vertikalisht. Merr kohë 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Konsiderohet si ``e lehtë`` dhe nuk kërkon eksperiencë paraprake.
nga: 40.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet