Villa Ukaj
Akomodimet rurale - Prizren
Kompleksi i Villave Ukaj në lartësi mbidetare mbi 1800m ofron të gjitha kushtet për një pushim dhe eksperiencë të veçntë në bjeshkët e Sharrit, në Kabash.
E përshtatshme për pushimet grupore dhe turistike për adhuruesit e bjeshkëve, pushime familjare dhe grupe familjare!
Kompleksi ofron tre villa, secila me nga tre dhoma gjumi të pajisura mirë, dhomë ndejes me kamin, kuzhinë të pajisur mirë dhe banjo të pajisur me produkte higjienike dhe peshqirë, ku ofrohet qëndrim i rahatshëm dhe komoditet për 25 pushues.
Zbuloni bjeshkët e Sharrit dhe pushtoni majet e këtyre bjeshkëve, Villat ndodhen në udhkryq të shumë shtigjeve për ngjitje malore, prandaj mund të zgjidhni nga ngjitjet e lehta në maje të afërta deri në ngjitjet më tëvështira e profesionale në bjeshkët Sharrit.
Numri minimal i biletave që mund të rezervoni:
2 bileta
Çmimi për biletë nga: 295.00€
Vlerësimet
(nga 1 vlerësime)
28/07/2021, ARDALL CELINA