0
Balkan N` Adventure
Zip Line
Aventurat - Peja

Zip line ndodhet në Grykën së Rugovës, vetëm 4 kilometra larg nga qendra e qytetit te Pejes. Ka gjatësi 650m dhe zgjatë rreth 1 minutë e 20 sekonda.

Zip line ndodhet në pjesën e parë të Grykës së Rugovës, vetëm 4 kilometra larg nga qendra e qytetit te Pejes. Ka gjatësi 650m dhe është Zip Line i vetëm i licensuar në Ballkan. Varësisht nga moti dhe pesha e personit i cili lëshohet, fluturimi zgjatë rreth 1 minutë e 20 sekonda. Me Zip Line fluturoni mbi rrugë, mbi lum dhe mes për mes Grykës së Rugovës duke e bërë atë edhe më të veçantë. Adrenalina qe Zip Line do të ju ofrojë do t’iu mbetet gjatë në mendjen tuaj si një nga çastet më të paharrueshme.
Çmimi për biletë nga: 10.00€
Shto në shportë
Zbritjet për rezervimet grupore:
Çmimi për biletë nga: 8.00€
Blej 4 bileta, kurse 2€ për biletë!
Shto në shportë
Produkte të ngjajshme
Via Ferrata Ari
Via Ferrata Ari është e gjatë 450 metra dhe shtrihet vertikalisht. Merr kohë 2 orë e gjysmë deri në 3 orë të kompletohet. Konsiderohet si ``e lehtë`` dhe nuk kërkon eksperiencë paraprake.
nga: 40.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Hiking Qafa e Valbonës - 20.09.2020
Përjetoni bukuritë magjepse të luginës së Valbonës.
nga: 15.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Relaksojeni mendjen tuaj dhe sfidojeni vetën duke bërë ngjitje malore në Rugovë
Në Kosovën perëndimore, në parkun kombëtar ``Bjeshkët e Nemuna`` ka shumë liqene malore, njëri prej tyre është Liqenati. Pikërisht mbi fshatin Kuqishtë, Liqenati shtrihet me një lartësi prej 1,970 m. Gjithashtu, është burimi natyror që ndan Kosovën nga Mali i Zi. Pranë liqenit, ju gjithashtu mund të bëni ngjitje në shkëmbinjë. Kur të arrijmë në liqen mund të freskohemi në këtë perlë natyrore të ujit, prandaj merrni me vete një rroba banje dhe peshqirë. Grupi mund të vendosë të vazhdojë në liqenin e dytë ose të pushoj dhe të shijojë natyren e bukur ose të ngjiten në majën e Gurit të Kuq me një lartësi prej 2522 m -maja më e lartë e vargmaleve në Malet e Rugovës.
nga: 22.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Jeta është më e mirë në një biçikletë malore
Të gjitha aktivitetet dhe aventurat me biçikleta malore mund t`i përjetoni brenda 3 ditëve në malet magjepse Mokna ``Bukuroshja e Ballkanit`` – Istog. Mënyra më e mirë për të përjetuar madhështinë e shtigjeve malore!
nga: 30.00 €
Nuk ka ende vlerësime
Ky projekt është zhvilluar me mbështetje të:
Shërbimi i pagesave online mundësuar nga:
  Tiketa për aktivitetin [X]  
Duke përdorur KosovoPass.com ju pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe politikat tona të Cookies. Cookies përdoren me qëllim të personalizimit të përmbajtjes për ju dhe për statistika.   Kliko këtu pë të lexuar kushtet
Pranoj kushtet